GABRIEL KURIS
Në 10 Dhjetor 2010, ish Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader po udhëtonte me makinë bashkë me vëllanë e tij në një autostradë alpine, kur policia austriake ndali makinën e tij, dhe e arrestoi në vijim të një fletë-arresti ndërkombëtare. Sanader ishte larguar nga Kroacia një ditë më herët, vetëm pak orë përpara se kolëget ë tij në Parlament – i cili kontrollohej ende prej partisë së tij – e zhveshën nga imuniteti ligjor. Austriakët e ekstraduan në vendin e tij, atje ku do të përballej me akuzat për korrupsion në shkallë të gjerë. Pas një gjyqi që zgjati një vit, Sanaderi u dënua me 10 vite burg, që pas apelit u shkurtuan në tetë vite e gjysmë, për rryshfete të paligjshme që kapnin vlerën 10 milionë Euro.
Në gjyq, rryshfetet e marrë nga Sanaderi u gjurmuan pas dy dekada në kohë, në atë që prokurorët e quajtën “përfitime prej luftës” pas shpërbërjes së Jugosllavisë, kur Kroacia luftoi për t’u bërë një shtet i pavarur. Prokurorët përshkruan me hollësi të gjitha përfitimet e paligjshme të Sanaderit: një vilë luksoze, kostumet e bërë me porosi, një koleksion orash prej 150 mijë Euro, si dhe veprat e artit apo valixhet me para, që ai mbushi para se të largohej nga vendi.
Sanaderi nuk u vu përfund prej një kryengritjeje popullore, apo një gjuetie politike shtrigash. Në vend të kësaj, ai u ndoq penalisht nga vetë qeveria e tij, dhe në mënyrë më specifike nga USKOK, agjencia e antikorrupsionit e Kroacisë, e cila kishte lulëzuar pikërisht në kohën e qeverisjes së tij. Larg të qënit burokraci e dobët si dikur, USKOK – akronimi në gjuhën kroate për “Byronë e Luftës ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” – në këtë pikë ishte shndërruar në një prej institucioneve më të fortë antikorrupsion të botës.
Gjatë dekadës së fundit, USKOK ka ndjekur penalisht me sukses më shumë se 2 mijë persona, duke arritur një normë dënimi prej 95%. Përveç Sanaderit, të tjerë të akuzuar përfshijnë një ish zëvendëskryeministër, një ish zëvendës president, tre ish ministra, një gjeneral, ambasadorin në OKB, si dhe zyrtarë të lartë të tatimeve. Vetëm vitin që kaloi, USKOK arrestoi dhe arriti dënimin e kryebashkiakut të Zagrebit, nën akuzat për korrupsion dhe abuzim me detyrën.
Nuk do ishte e tepërt të thuhej se USKOK siguroi besueshmërinë e agjencive ligjzbatuese të Kroacisë dhe dha një ndihmë të madhe që Kroacia të siguronte anëtarësimin në Bashkimin Europian, në vitin 2013. Historia e kthesës së fortë të Kroacisë jep leksione të jashtëzakonshme për agjencitë antikorrupsion kudo në botë, shumë prej të cilave nuk janë kurrësesi në lartësinë e mandatit që kanë.
Lexojeni me poshte te plote materialin e Foreign Policy, sjelle ne shqip nga bota.al(bota.al)
[real3dflipbook id=”1176″] |