Enciklopedike

Katastrofat e fshehta të historisë: Cili traktat e VULOSI fatin e oqeaneve?

Screen Shot 2015-07-15 at 18.51.36Po të ishte një shtet, do të mjaftonte për strehimin e popullsisë së të 193 vendeve të botës. Oqeanet botërore, që sot konsiderohen zyrtarisht ujëra joterritoriale, mbulojnë një hapësirë prej afro 116 milionë milje katrorë. Këtu asnjë komb nuk ka përparësi, dhe nuk ka ligje, përveç atyre që gjejnë zbatim tek lundërtarët. Këtu, liria e individit është pothuajse e pakufishme. Por, pikërisht kjo liri po shkakton rënien e oqeaneve. Një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu, aktualisht po shkatërron habitatin më të madh mbi Tokë. Dhe ka qenë një traktat ai që e lejoi të ndodhë që në krye të herës…

Konventa e OKB për Ligjin e Detit (1982) dekretoi që të gjithë pjesët e oqeaneve botërorë, më shumë se 200 milje larg nga bregu ishin pa pronar dhe si pasojë nuk mbuloheshin nga ligji. Kjo nënkupton që banorët e kësaj “toke të askujt” janë pronë e kujtdo që shkon dhe i “peshkon” nga uji. Një burim i pataksueshëm të ardhurash, që josh peshkatarë nga e gjithë bota. Eshtë si një kuti thesari, dhe çdo shtet e ka nga një çelës. Rezultati është që çdo shtet është vënë në lëvizje të pandalshme për të përftuar sa më shumë që të mundet. “Ka shumë varka që ndjekin shumë pak peshq”, e përmbledh problemin organizata Greenpeace. Sot, teknologjitë e reja që ndihmojnë në zbulimin e tufave të mëdha të peshqve, si dhe varkat më të mëdha, po e përkeqësojnë problemin.

Ndërkohë, tre të katërtat e stoqeve të peshkut për shitje janë të mbishfrytëzuara, të rrezikuara ose krejt të shteruara. Por edhe kthimi i oqeaneve të botës në një rezervë natyrore si Antarktida – si kërkojnë disa biologë – do të kishte efekte negative. Do të ndodhte një tërmet ekonomik: çdo vit, afro 100 tonë ushqim nxirret nga oqeanet e botës, dhe më shumë se 200 milionë njerëz përreth botës e fitojnë bukën e gojës duke jetuar si peshkatarë. Kur Kanadaja ndaloi peshkimin e  merlucit për ta mbrojtur, 25 mijë vetë ngelën pa punë. E megjithatë, atje stoqet e merlucit ende nuk janë rikthyer në gjendjen e duhur… / WoK / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button