Nga Stephen Stromberg
“Ti nuk ke parë ende fasadën perëndimore të Notre Dame”- e ngacmonim dikur babain tonë.Herën e parë që mamaja ime, një historiane arti dhe e arkitekturës gotike, na çoi në katedralenemblematike të Parisit, pjesa ballore e saj ishte mbuluar me skela, pasi punëtorët po hiqnin me kujdes pluhurat e grumbulluara ndër vite, duke i kthyer gurët e errët dhe shumë të errët, në gurëmë të shndritshëm, që dukeshin si të bardhë.
Mamaja, motra ime dhe unë e vizituam më vonë godinën e rikonstruktuar. Babai im kishte punë.Ne hymë brenda. Të zbuluar ishin 28 mbretërit e Judesë, që qëndronin në një rresht dramatik nëfasadën e katedrales. Të ngatërruar me monarkët e vjetër francezë, statujave u prenë kokën, dhe u hoqën prej andej gjatë rrëmujës së Revolucionit Francez.
Versione të reja u instaluan në shekullin XIX–të. Notre Dame e ndërtoi gjenialiteti i njeriut. Marrëzia e njeriut e ka dëmtuar atë. Nderimi njerëzor për të vjetrën dhe të bukurën, ka arritur tëshpëtojë gjithsesi atë. Ne ecëm mbi çati, për të parë më nga afër dekoracionet e famshme tëkishës.
Tavan i gjatë dhe ngjyrë gri, të çonte në një pjesë të zbukuruar të ndërtesës, të mbështetur ngaharqe gjithnjë e më delikate me tiparet karakteristike gotike. Shekuj i kishin kthyer statujat e tavanit në të gjelbra të ndritshme, shenja që bakri ishte oksiduar tërësisht.
Të hënën, një tjetër reagim i pandalshëm kimik e shkatërroi çatinë, dhe një pjesë të brendisë. Saekziston tani vetëm në kujtesë? “Jam e shokuar dhe e pikëlluar”- në shkruante ime më, pasditen e së hënës. Tavani është zhdukur. Zyrtarët francezë, dhanë dëshmi të ndryshme, se sa dëme mundtë ketë shkaktuar zjarri.
Po përse njerëzit reagojnë me një emocion të tillë ndaj shkatërrimit të gjërave të vjetra?Brutalizimi i Shtetit Islamik ndaj qytetit të lashtë të Palmirës, shkaktoi shumë ose ndoshta mëshumë pikëllim se sa vdekja e sirianëve të panumërt. Plaçkitja e thesareve të lashtamesopotamiane, u bë një simbol i anarkisë pas pushtimit në Irak.
Gjërat e vjetra, mund të jenë të bukura. Ato janë shpesh unike. Notre Dame është e bukur dheunike në të njëjtën kohë. Koha që u desh për ta ndërtuar, aftësia e artizanëve që e krijuan, dhefakti që askush nuk ndërton më në stilin gotik – të gjitha këto gjëra i japin vlerë.
Megjithatë, ne gjithashtu e pëlqejmë vjetërsinë e saj. Ndërtesat e vjetra, simbolizojnë konceptinse jo gjithçka duhet të përfundojë. Ky është edhe premtimi i shumë feve, një shpresë që e kanëndarë ndër shekujt besimtarët që janë mbledhur në Notre Dame. Por edhe ateistët e flaktë, mundtë ndiejnë dëshirën për vazhdimësi në një univers të gjerë, dhe gjithnjë në zhvillim, që duketindiferent ndaj tyre.
Kur digjen gjërat e vjetra, ne i restaurojmë, edhe nëse ato nuk janë 28 mbretërit e vërtetë. Kjo e bën një vend të tillë si Notre Dame, një monument unik të vazhdimësisë. Është një koleksion ishtesave, restaurimeve, zëvendësimeve – ku secila përfaqëson mungesën e vullnetit të njerëzimitpër ta lënë të zhduket këtë pjesë të historisë.
Kush do të thoshte, se ishte e drejtë heqja e grisë së gurit, për të ndryshuar ngjyrën e një godineqë parisienët e njohin tashmë – dhe që e penguan atë të shihte fasadën perëndimore? Nxitja përrestauruar ndërtesën, njëkohësisht autentike dhe joautentike, duket si një lidhje më e fortë me tëkaluarën, ndaj dhe përpjekja ia vlen.
Notre Dame nuk ka vdekur. Katedralja do të ringjallet sërish. Do të jetë sërish e bukur. Por nënjë farë mënyre, ajo nuk do të jetë po aq e gjallë sa ishte dikur. Unë nuk e kuptoja deri të hënën,se sa shumë prisja që të çoja fëmijët e mi të ardhshëm në atë kishë, dhe t’i tregoja dritaret e saj tëpabesueshme me trëndafila, të njëjtat që më magjepsën kur isha 11 vjeç.
Unë do t’u kisha thënë atyre se si të artizanët e Mesjetës, mund të manipulonin kiminë nëmënyrën e duhur, për të prodhuar ngjyra të tilla të thella gati si me magji. Ose ndoshta mund tëisha i zënë me punë, dhe ata do të më bënin të ndihesha keq, që nuk isha atje për ta ndarë atë çastme ta.
Unë nuk e di ende nëse xhami shumëngjyrësh është zhdukur. Shpresoj qe jo. Unë dua përvojën e lidhjes së fëmijëve të mi me të kaluarën, dhe të kaluarën time. Mënyra se si merremi me paqëndrueshmërinë e pashmangshme të botës, dikton kulturën njerëzore. Ndërsa Notre Dame digjet, bashkë me të është zhdukur edhe një pjesë e aftësisë sonë për t’u lidhur me të kaluarën,dhe të ardhmen.
“The Washington Post” – Bota.al