Bota

Katër mënyra për të përballur më mirë propagandën e ISIS-it

isis anonymous

Nga Alberto M. Fernandez

“Brookings Institute”

Shteti Islamik ka rekrutuar rreth 20.000 luftëtarë që nga viti 2011. Siç e kam theksuar edhe më herët, arsyeja kryesore për këtë numër të lartë rekrutimesh, ka qenë suksesi i propagandës, që grupi xhihadist ka patur nëpër mediat sociale. Ndërkohë përpjekjet për t’iu kundërvënë kësaj propagande, kanë qenë kryesisht joefektive, pjesërisht për shkak se ato janë zvogëluar në madhësi absolute në raport me gjurmët e ISIS-it në komunikimin masiv, por edhe për shkak se kanë qenë shumë njëdimensionalë dhe statike. Si u bë propaganda e ISIS-it ajo që është? Cila është natyra e apelit të tij? Cila janë përpjekjet kundër mesazheve të Shtetit Islamik, dhe çfarë hapash do të përfshinin një përgjigje më të mirë?

Stuhia perfekte

Rrënjët e makinës propagandistike të Shtetit Islamik janë të thella. Abu Musab Al-Zarkaui – themeluesi i grupit që u bë ISIS – ishte ndër të tjera një shoumen: i dhunës dhe i gjuhës. Ai foli hapur për “betejat epike” dhe Orët e Fundit, duke aluduar mbi temat e fuqishme apokaliptike, të pranishme në literaturën islame.

Por nëse shohim propagandën ISIS-it në vitet 2011-2012, ajo është e ndryshme nga ajo që është sot. Kishte një përqëndrim më të madh tek brendia e individit, ishte më amatoresk, dhe më shumë i fokusuar në vend sesa jashtë. Me kalimin e kohës u bë më global, aventuresk dhe krijues.

Me rënien e Falluxhës në vitin 2014 – që ndodhi përafërsisht në të njëjtën kohë që Presidenti amerikan Obama e cilësoi ISIS-in një ekip të vogël, lufta në Siri ka ndryshuar.

U bë Lufta e Parë në mediat sociale, lufta që tërhoqi myslimanët perëndimorë në një numër të paparë. Një përzierje e duhur e forcash, e rriti praninë e ISIS nga kënaqshëm në shkëlqyer:Shteti Islamik i Irakut u përball me Sirinë, shfaqjen globale të Tuiterit, dhe njohuritë më të gjera të gjuhës angleze, të gjitha këto e ndryshuan në mënyrë drastike propagandën e ISIS-it.

Frikëso, vepro, beso

Cili është apeli, që e bëri ISIS-in atë që është sot? Nuk është e domosdoshme të fitohen zemrat dhe mendjet, edhe pse kjo është pjesë e saj. Ajo që ISIS-i kërkon të paraqesë, është një zgjedhje e zymtë për mesazhin e duhur. Për ISIS-in, mesazhi është rreth emergjencës, agjensisë dhe origjinalitetit. Së pari, tingëllon që alarmet mbi një emergjence po ndodhin, se myslimanët janë duke u masakruar.

Avantazhi për Shtetin Islamik, është se kjo është disi e vërtetë.

Propaganda e mirë, është padyshim gjithmonë e lidhur me botën reale dhe me të vërtetën. Atëherë ky element i jashtëzakonshëm, është i shoqëruar me elementin e agjencisë:ISIS u thotë myslimanëve në Mançester, Paris, dhe gjetkë se ata kanë një rol për të luajtur. Për shembull, në një video në gjuhën angleze, ka një mesazh të qartë se këto janë ditë të arta, duke përfunduar:“Pra, pyesni veten, ose ju mund të jeni këtu në këto kohë të arta, …ose ju mund të mbeteni mënjanë”.

Dhe pastaj është elementi jetik i origjinalitetit, një tipar që kjo organizatë e zymtë e rreptë dhe e egër e mishëron më së miri. Fakti që është e dhunshëm, i pamëshirshëm, i përmbahet me zell ligjit, dhe i fiksuar pas utopizmit, vetëm sa e rrit vërtetësinë e tij.

Përmirësimi i kundër-propagandës

Shumë subjekte të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, si dhe arabët nëpër botë, kanë provuar dhe dështuar në masë të madhe për të luftuar makinën propagandistike të ISIS-it. Edhe zëri i vetëm më i besueshëm mbi xhihadin – Al-Kaida – dështoi të vërë nën kontrollin e saj Shtetin Islamik.

Pra, qeveritë dhe madje edhe grupet terroriste, nuk kanë qenë të suksesshme në pengimin e përparimit të ISIS-it, por kjo nuk do të thotë se nuk ka elemente të vlefshme në të gjitha këto qasje. Shumë nga përpjekjet kundër-propagandistike, kanë qenë të kufizuara në fushëveprim dhe financime, në një kohë që kanë munguar edhe synimet e qarta politike.

Shumë prej këtyre mekanizmave u krijuan për të luftuar Al-Kaidën, jo Shteti Islamik. Është e vështirë për qeveritë, të përballen me avantazhet dhe origjinalitetin e ISIS-it. Në vend se të luhatemi midis triumfalizimit dhe dëshpërimit, ne kemi nevojë për një përpjekje të vazhdueshme kundër-propagandistike. Unë kam disa rekomandime:

  1. Ne kemi nevojë që ta shohim Shtetin Islamik si një problem politik me një dimension mediatik, dhe jo anasjelltas. Shumë shpesh ne mendojmë se këto janë çështje të marrëdhëniet me publikun apo mesazhesh. Por ato janë të lidhura me botën reale:ka një luftë të vërtetë në Siri dhe Irak, ka dhunë të vërtetë, ka njerëz që po vriten vërtet. Mosuli ra nën kontrollin e Shtetit Islamik, kjo nuk është imagjinatë. Pra, ne duhet të kuptojnë se kur flasim për mesazhe, ato janë të lidhura thelbësisht me një realitet politik. Ne s’mund ta ndajmë propagandën nga realiteti politik në terren.
  2. Nevojitet një rrjet për të luftuar një rrjet. Pavarësisht disa hapave të ndërmarra, neve na mungon ende vëllimi i nevojshëm për të jenë në gjendje të konkurrojmë në këtë hapësirë. Vëllimi ka vlerën e vet. Dhe Shteti Islamik- vetë ose me rrjetet e tij- zotëron ende avantazhin numerik, dhe ia ka dalë të krijojë një jehonë që mbërrin në çdo vesh të interesuar.
  3. Ka shumë zëra të besueshëm njerëzish, të cilët kanë njohuri të dorës së parë mbi dhunën e ushtruar nga ISIS-it dhe që nuk janë pasqyruar plotësisht. Për shembull, në gusht të vitit 2014, Shteti Islamik vrau pothuajse 1 mijë meshkuj të fisit Sheitaat, një fis sunito-arabo-mysliman në Siri. Ne e dimë se ka pjesëtaret e tjerë të këtij fisi gjenden tashmë në kampet e refugjatëve. Ata (së bashku me irakianët e provincës Anbar dhe refugjatët sirianë) kanë historitë e tyre të dorës së parë për të treguar.

Do të jetë një investim i mirë për një qeveri perëndimore apo të Lindjes së Mesme, që të punësojë disa prej këtyre njerëzve, duke i fuqizuar ata për të sfiduar ekstremistët në mediat sociale. Ky është një hap i lehtë dhe pa ndonjë kosto më madhe.

  1. Në thelb, aktualisht ka më shumë theks tek kërkimi i “plumbit magjik”. Ajo për të cilën kanë nevojë kundër-propagandistët është një një përmbajtje shumëdimensionale, përballë aspekteve të ngjashme që prodhon Shteti Islamik. Kjo mund të përfshijë sarkazmën, qasjet e bazuara në fakte, ato ideologjike etj.

Qeveritë, sidomos ajo amerikane nuk janë gjithnjë të mirë-pajisura për t’u angazhuar në betejat ideologjike. Përderisa ka një dimension ideologjik në betejën e ISIS-it, qeveritë duhet të përfshijnë aktorët me rëndësi në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së saj kundër-propagandistike.

Këto janë disa hapa të përbashkët që mund të ndërmerren, edhe pse detyra e përballjes në rrafshin propagandistik me Shtetin Islamik nuk do të jetë e lehtë. Ndërsa këto hapa nuk mund të zgjidhin problemin që paraqet ISIS-i, që në thelb mbetet një sfidë politike, ato më së paku mund të sfidojnë Shtetin Islamik dhe ekstremistët e tjerë në hapësirën e tyre.

Në shqip nga Bota.al

Leave a Reply

Back to top button