Motivuese

“Kemioterapia ta shpif”. Historia e trishtë e një fitimtareje në luftë me kancerin

“Kemioterapia ta shpif, ama është e rëndësishme. Të kurohesh ose të operohesh nuk është kënaqësi. Unënuk ndihem keq për asgjë, nuk pendohem as që kam shkruar një libër mbi sëmundjen time. Nuk është njëlibër mbi tumorin, është një histori dashurie dhe një raport midis dashurisë dhe ankthit. Kanceri ështëthjesht një element që mund të kalojë në jetën e dikujt.

Nuk më intereson që kam folur hapur mbi sëmundjen në përgjithësi, apo mbi sëmundjen time në veçanti. Shumë persona mund të mos e bënin, ndoshta nga modestia, ndoshta nga frika e kuriozitetit apo shqetësimit të të tjerëve, apo nga fakti se kur shërohesh, dëshiron të mos flasësh më për atë gjë.

Kam kaluar një sëmundje të rëndë, por në të njëjtën kohë edhe shumë të zakonshme. Miliona gra sëmuren, preken nga kanceri dhe gjithë dashuria ime shkon për to”. – Daria Bignardi

Kanceri është një sëmundje e tmerrshme që e ndryshon rrënjësisht jetën e dikujt. Sigurisht nuk duhet pasur frikë, asgjë nuk është  e pamundur. Edhe kanceri mund të kalohet, por duhet diagnostikuar dhe trajtuar në kohë. Shumë persona, nga frika se e dinë që diçka nuk po shkon siç duhet në trupin e tyre, e lënë pas dore. Ky është vendimi më i gabuar, sepse kanceri nuk shërohet vetë. Avancon me kohën dhe bëhet më e vështirë për t’u fituar beteja me të.

Ama kur ia del, duhet domosdoshmërisht të flasësh për të. Një fitimtar apo fitimtare e një beteje të tillë, duhet ta shprehë atë dhe të bëhet burim frymëzimi për të tjerët. Në këtë mënyrë, edhe të tjerët do të kenëmë pak frikë të shkojnë e të vizitohen, si dhe të trajtohen në kohën  e duhur. Për një tumor, koha është ar për trajtimin e tij.

Back to top button