Enciklopedike

Keni një sekret? Kujdes çfarë shkruani në email

Screen Shot 2016-06-13 at 09.56.56Tingëllon si historia e një telenovele të mirë: pa e ditur familja e saj, një grua nis një biznes me seks përmes telefonit nga shtëpia e saj. Vetëm mikesha më e mirë ia di të vërtetën. Por ajo është një prej 61 pjesëmarrëseve në një studim që shikon mënyrën se si ne i fshehim sekretet në emaile. Rezultatet sugjerojnë se nuk jemi aq të mirë sa mendojmë, për t’i fshehur ato.

Yla Tausczik në Universitetin e Merilendit dhe kolegët e saj rekrutuan njerëz që thoshin se kishin ruajtur “një sekret shumë të madh” në shtatë vitet e fundit. Ata vendosën fletëpalosje në qytete të mëdha, dërguan emaile dhe vendosën reklama online. Reagimi ishte i madh: 1133 persona plotësuan pyetësorin fillestar. Nga këta, 61 persona morën pjesë në studim. Studimi i sekreteve është shumë i vështirë, thotë Tausczik. “Nuk mund të sjellësh në laborator njerëz me sekrete, nuk mund të sjellësh miqtë e tyre, pa ngritur dyshime”. Për të zgjidhur këtë, ekipi vendosi të shohë emailet e njerëzve.

Shumica e pjesëmarrësve kishin sekrete që ishin romantikë apo seksualë në natyrën e tyre – përfshinin tradhëtinë apo homoseksualizmin e padeklaruar, për shembull. Disa fshihnin probleme mjekësore. Të tjerë kishin sekrete që, nëse zbuloheshin, sipas trye do ua shkatërronin jetën shkollore apo profesionale.

Edhe pas kësaj, të gjithë ranë dakord t’u jepnin studiuesve adresat e emaileve. Pasi ua kontrolluan, stduiuesit krehën gjuhën e përdorur në më shumë se 59 mijë mesazhe. Duke përdorur aplikacione për të analizuar tekstet, ata zbuluan se njerëzit që mbanin sekrete kishin prirjen të ishin më aktivë nga pikëpamja sociale – ata ishin “hipervigjilentë”, thotë Tausczik. “Një pjesë e mirë e literaturës së mëparshme na ka sugjeruar se këta njerëz përgjithësisht janë të tërhequr në shoqëri”.

Në mënyrë të veçantë, ata kujdeseshin shumë për të ruajtur marrëdhëniet me njerëzit që nuk donin t’ua mësonin sekretin e tyre, këtyr eu dërgonin më shumë emaile se sa përpara se të lindte sekreti. Studimi shikoi gjithashtu marrëdhëniet e njerëzve me ata që ua dinin sekretin e tyre. Sekretmbajtësit kishin prirjen të reflektonin më shumë gjuhën e njerëzve të cilëve ua kishin besuar sekretin, gjë që tregonte afërsi me ta.

David Markovitz mendon se ekipi ka gjetur një mënyrë të zgjuar për të hyrë në sekretet e fshehura. “Emaili është një platformë e rëndësishme për të kuptuar mashtrimin, sepse ai ndërton ura mes botëve sociale dhe profesionale për shumë njerëz”, thotë ai.

Studimi tregon se ata që kanë një sekret kanë prirjen të fshehin faktin që e kanë një të tillë, duke u përpjekur të veprojnë normalisht. Por gënjeshtarët shpesh herë e kanë të vështirë të bëjnë si dikush që po thotë të vërtetën, shton ai. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button