Sir Charles Spencer Chaplin (Lindur në 16 prill 1889 në Ualuorth, Londër, ndarë nga jeta në 25 dhjetor, 1977 në Corsier-sur-Vevey, Zvicër) ishte një regjisor, kompozitor dhe aktor komik i famshëm.
Disa fakte të shkurtër për Charlie Chaplinin:
- Babai i tij ishte një vokalist me shumë dhunti dhe aktor.
- Nëna e tij ishte aktore dhe këngëtare.
- Babai i vdiq kur Charlie ishte 10 vjeç, për shkak të problemeve me alkoolin.
- Nëna u shtria në një spital psikiatrik.
- Fëmijëria e tij ishte tragjike, u rrit mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
- Nisi të nxjerë fitime që në moshën 8 vjeç.
- Debutimin e parë profesionist e pati në grupin e të rinjve “Tetë djemtë e Lancashire”.
- ishte i pari aktor që doli në kopertinën e revistës “Time”.
Ja çfarë mund të mësojmë prej jetës së Charlie Chaplinit.
- Qasja pozitive: Nuk ka rëndësi nëse ke burimet e duhura apo jo, nëse ke kurajon dhe talentin e duhur, sigurisht që mund të bësh dallimin. Siç ka thënë Chaplini, “Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet”.
- Buzëqesh shpesh: Jeta mund të të hedhë një mijë telashe, por është gjithmonë zgjedhja jote që të jesh i lumtur. E qeshura është kura për çdo situatë të vështirë. Siç ka thënë Chaplini, e qeshura është zbutësi i dhimbjes.
- Dështimet janë shanse: Ata që përpiqen të bëjnë diçka të re, përballen me situatat më të çuditshme në jetë. Dështimi është i parëndësishëm, thoshte Chaplini. Duhet kurajo.
Ja 30 thënie tejet frymëzuese nga Charlie Chaplin:
- Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
- Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
- Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
- Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
- Një lavir, një xhentëllmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë.
- Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
- Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
- Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
- Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
- Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj.
- Në fund, çdo gjë është një shaka.
- Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
- Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
- Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
- Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu.
- Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj, është që të mësohem me luksin.
- Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
- Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një klloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
- Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.
- Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
- Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
- Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
- Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
- Pushteti të duhet vetëm kur duhet të bësh diçka të dëmshme, përndryshe Dashuria mjafton për të bërë çdo gjë.
- Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
- Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
- Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.
- Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
- Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, ata refuzojnë vetveten.
- E qeshura është zbutësi i dhumbjes. /Në shqip nga bota.al