Psikologji

Këshilla që të ndryshojnë jetën

  1. Mjaft prite “kohën e duhur”. Nuk ekziston.
  2. Largohu nga situatat ku nuk ndihesh i vlerësuar apo i respektuar.
  3. Probleme do të ketë gjithmonë. Mëso të shijosh jetën ndërkohë që i zgjidh ato.
  4. Askush përveç teje nuk është fajtor për problemet e tua.
  5. Rregullo veten përpara se të përpiqesh të rregullosh botën.
  6. Misioni më i vështirë në botë është të përqendrohesh në ëndrrat e tua; gjëja më e lehtë është të ankohesh.
  7. Mos ndiq pasionin, ndiq qëllimin tënd.
  8. Nuk të duhen 100 libra për ndihmën vetiake; Ke nevojë për qëndrueshmëri dhe disiplinë vetiake.
  9. Mos u beso fjalëve të njerëzve; besoju veprimeve të tyre.
  10. Nuk ke nevojë për shumë miq, vetëm për të duhurit.
  11. Nëse do të jesh i fortë, mëso të jesh vetëm.
  12. Nëse je i apasionuar pas suksesit, mos fajëso shpërqendrimet, përmirëso fokusin.
  13. Bëhesh 10 herë më i pjekur nëse mund të kontrollosh emocionet dhe të reagosh më pak.
  14. Mos lejo që dhimbjet të të thyejnë, përdori për të qenë më i fortë se sa ke qenë.
  15. Rritja e vërtetë fillon kur të vjen në majë të hundës nga budallallëqet e tua.
  16. Askujt nuk i bëhet vonë për historinë tënde, derisa të jesh i suksesshëm. Ndaj bëhu i suksesshëm.
  17. Nëse gjen dikë më të zgjuar se vetja, mos konkurro, por puno me të.
  18. Edhe kur i beson familjes dhe miqve tuaj të ngushtë, mos lejo të dinë gjithçka për ty.
  19. Do të jesh 10 herë më i lumtur nëse i fal prindërit e tu, dhe nuk i fajëson ata për problemet e tua.
  20. Mos merr asgjë si personale. Kështu do e shpëtosh veten nga 99% e problemeve mendore.
Back to top button