Shendeti

Këshillat e dietologëve francezë

Konsumoni ushqim të shëndetshëm!  

Një nga sekretet e shëndetit të femrave franceze është që ato ushqehen me ushqime të freskëta dhe e shmangin përdorimin e ushqimeve të shpejta dhe të konservuara. Pra, francezet shumë rrallë ulen për të ngrënë në restorante të ushqimit të shpejtë dhe në vend të saj përgatisin në shtëpi.

Konsumoni fruta dhe perime!

Një tjetër karakteristikë shumë e rëndësishme e dietës franceze është konsumimi i madh i pemëve dhe perimeve. Një femër franceze shumë rrallë ndodh që të mos konsumojë pemë pas ushqimit të saj apo të mos e shërbejë pjatën me sallatë të perimeve në tryeza.

Pini shumë ujë!

Si duket femrat franceze e kanë kuptuar rëndësinë e ujit, andaj edhe e konsumojnë atë në masë të madhe. Ato e dinë që uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës, për tretje më të mirë dhe për hidratimin e trupit. Andaj, nëse dëshironi të arrini formën e tyre, pini 2-3 litra ujë në ditë të zakonshme.

Kontrollojeni sasinë e ushqimit!

Një tjetër shprehi e mirë e francezëve është që hanë shpesh e nga pak! Nuk do të thotë që nëse e keni mbushur stomakun tuaj me ushqim të tepërt në drekë, ju mos hani fare, pasi që kjo gjë shkakton çrregullim. Pra, nëse dëshironi të jetoni si franceze, hani më pak ushqim kur të uleni, mirëpo hani më shpesh.

Shikoni përbërësit e bukës!

Do të ishte gënjeshtër e madhe nëse themi që francezët nuk e duan bukën. Në fakt, ata konsumojnë shumë bukë, mirëpo buka e tyre është e përgatitur me shumë kujdes dhe me sasi të duhur të përbërësve.

Merrni sasi të mjaftueshme të yndyrës!

Deri më tani yndyra është cilësuar si fajtori kryesor për trashësinë e popullsisë në Amerikë, mirëpo studimet e reja tregojnë që nëse ajo konsumohet në sasi të duhur ajo nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin tuaj. Ushqimet, të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të yndyrës dhe të cilat preferohen që të konsumohen hanë drithërat, avokadot dhe bajamet.

Shijojeni çdo kafshatë!

Këshilla e fundit sa i përket ushqimit francez është më shumë gjasë më e rëndësishmja. Francezët janë të njohur për faktin që e shijojnë deri në maksimum ushqimin e tyre. Francezët e kanë këtë praktikë të mirë, pasi që edhe nëse hanë ushqime të thjeshta, si ndonjë sandviç, ata e shijojnë çdo pjesë të tij.

Leave a Reply

Back to top button