Këto fjalë kënaqin pritshmërinë e njerëzve për një arsye, sado absurd që të jetë argumenti. Kjo gjë u tregua në një eksperiment: në një radhë për të përdorur makinën fotokopjuese, vetëm 7% e atyre që prisnin e refuzuan kërkesën: “A mund të dal përpara, për shkak se më duhet të fotokopjoj një gjë?”
02. Vetëm … (Zvogëlim i rëndësisë)
Përdorimi i fjalëve “vetëm” dhe “thjeshtë” dobëson efektin e deklaratave negative që kanë si objektiv kundërshtarin.
03. Ende (shpresë)
Nëse përfshini fjalën “ende” në një fjali (psh Unë nuk e di ende), ju gjeneroni besim tek dëgjuesi, si dhe ndjesinë që është cështje kohe, para se dicka të arrihet.
04. Statistika (shkenca)
Nëse e mbështesni argumentin tuaj me statistika, keni më shumë shanse që të bëni ata të cilët po ju dëgjojnë, që t’ju besojnë. Por kujdes, nëse ofroni shumë shifra, do e humbisni fare dëgjuesin.
05. Ne (bashkim)
Fjala paraqet vlera të përbashkëta, përkatësi, dhe prodhon dakordësi tek kundërshtari.
06. Menjëherë (urgjencë)
“Shpejt”, “menjëherë”, apo “në cast”, janë fjalë që ndikojnë tek truri si drogat. Skanimet e trurit kanë treguar se perspektiva e urgjencës shkakton kënaqësi tek truri i dëgjuesit.
07. Ndërkohë (përditësim)
“Në ndërkohë”, dhe “ndërkohë” sugjerojnë se keni dijeni për gjendjen e gjërave në ato momente.
08. Ekzakt
Detajet e saktë përcjellin një shkallë të lartë besueshmërie dhe idenë që kundërshtari mund t’i përgjigjet këtij informacioni.
09. Emër (personale)
Përdorimi i emrit të një personi ka një efekt zbutës. “Në krah të fjalës ‘të lutem’, asgjë nuk u tingëllon më mirë dëgjuesve, se sa emri i tyre”, sipas ekspertit të retorikës, Rolf Ruhleder.
10. Po (pozitiv)
Dakordësia prodhon automatikisht besueshmëri. Një bazë e rëndësishme për të bindur të tjerët.
11. Mirë (vlerësim)
Nëse vlerësoni dikë, kjo e bën të ketë më shumë gjasa të bjerë dakord me ato që do të thoni më vonë, edhe atëherë kur nuk përputhen me mendimet e tyre. /bota.al