Këta njerëz të famshëm hasën pengesa pa fund gjatë jetës. Bota.al ka përzgjedhur një grup artistësh dhe sportistësh, të cilët pavarësisht pengesave që hasën në jetë, arritën të ringrihen dhe të bëhen yje në fushat e veprimtarisë së tyre.
Ikona e seksit në kinematografinë amerikane të viteve 50 dhe 60, ylli më i madh i të gjitha kohërave linte sharmin e saj si brenda dhe jashtë setit. Pas asaj u dashuruan J.F. Kenedi dhe vëllai i tij Bobi. E megjithatë prova e saj e parë si modele ishte një dështim, u konsiderua pak e bukur.
Walt Disney
“Mungesë imagjinate dhe pa ide të qarta”, me këtë motivim i riu Walter Elias Disney, i njohur Walt, u pushua nga një gazetë ku punonte si dizenjator i tregimeve me skica.
Elvis Presley
Mbreti i rrok dhe rrollit u eliminua në provën e parë. “Nuk do çash kurrë. Do jesh më mirë shoferi kamioni”, i tha antari përzgjedhës.
Tomas Edison
“Shumë budalla për të mësuar diçka”, i tha një nga mësuesit. E ëma e hoqi nga shkolla dhe e çoi tek një mësues privat. Ky ishte edhe fati i tij sepse i kushtoi më shumë kohë studimit të dukurive elektrike, pas të cilave ishte i apasionuar. Në vitin 1880 mori patentën e llambës inkandeshente.
Charlie Chaplin
Ajo që thuhet për të, “një gjeni i pa kuptuar”. Në fillim të karrierës producentët e eliminuan sepse e konsideronin shumë “të veçantë” dhe të vështirë për ta kuptuar.
Fred Astaire
Balerini u eliminua me motivimin: “Nuk di të recitojë. Nuk di të këndojë. Pak Tullac. Di pak të vallëzojë”.
The Beatles
“Nuk më pëlqen muzika e tyre. Nuk kanë të ardhme në biznesin muzikor”, -tha në vitin 1962 një funksionar i shtëpisë diskografike Decca Records pasi e eliminoi grupin muzikor nga një provë.
Michael Jordan
“Nuk je i përshtatshëm”. Me këto fjalë e refuzoi skuadra e basketbollit të liceut.
J.K. Rowling
Autorja e sagës së librave të Herri Poterit e mbaroi romanin e parë në vitin 1995 dhe ua propozoi tri shtëpive të botuese. Të gjitha refuzuan ta publikojnë duke e cilësuar si “shumë të gjatë”.
Steven Spielberg
Në rini u refuzua tri herë nga University of Southern në Kaliforni, ku donte të hynte duke hequr dorë nga ëndrra për tu diplomuar për regji. /www.bota.al