Enciklopedike

Këto eksperimente psikologjike përfunduan si mos më keq

Psikologjia siç e njohim ne, është një shkencë relativisht e re, por që nga fillimi i saj na ka ndihmuar për të fituar një kuptim më të madh mbi veten dhe ndërveprimet tona me botën. Shumë eksperimente psikologjike kanë qenë të vlefshme dhe etike, duke i lejuar studiuesit të krijojnë trajtime dhe terapi të reja, e duke i dhënë njohuri shtesë mbi motivet dhe veprimet njerëzore. Mjerisht, eksperimente të tjera kanë patur një fund të tmerrshëm – duke rrënuar jetë njerëzore dhe turpëruar profesionin. Më poshtë po paraqesim 10 eksperimente psikologjike, të cilat dolën jashtë kontrollit.

10. Eksperimenti në burgun e Stenfordit në SHBA

Në vitin 1971, psikologu social Filip Zimbardo kërkoi të testojë mënyrat sipas së cilave njerëzit konformohen me rolet sociale, duke përdorur një grup të studentësh të universitetit të Stenfordit për të marrë pjesë në një eksperiment 2-javor, gjatë të cilit një pjesë do të ishin të burgosur dhe pjesa tjetër gardianë në një burg të rremë. 

Megjithatë, pasi zgjodhi zgjedhur subjektet e tij të testimit, Zimbardo u caktoi rolet pa dijeninë e tyre, duke i arrestuar në mënyrë të papritur “të burgosurit” jashtë shtëpive të tyre. Rezultatet qenë shqetësuese. Studentët e zakonshëm u shndërruan në gardianë të egër sadistë ndaj të burgosurve, duke u bërë shumë të zellshëm në rolet që ata ishin duke luajtur. Pas vetëm 6 ditësh, realiteti i dhimbshëm i këtij “burgu”, e detyroi Zimbardonë të përfundonte para kohe eksperimentin.

9. Studimi përbindësh

Në këtë studim, të kryer në vitin 1939, 22 fëmijë jetimë, 10 prej tyre me probleme në të folur, u ndanë në mënyrë të barabartë në dy grupe:njëri me një terapist mbi të folurit, i cili kreu ndaj tyre një terapi “pozitive”, duke lavdëruar progresin e fëmijëve dhe rrjedhshmërinë e të folurit; grupi tjetër me një terapist të të njëjtit profil, por që në mënyrë të hapur i ndëshkonte fëmijët për gabimin më të vogël.  

Rezultatet treguan se fëmijët që merrnin përgjigje negative, ishin të prekur keq në aspektin e shëndetit të tyre psikologjik. Megjithatë, një lajm shumë i keq do të rezultonte më vonë pas eksperimentit, kur u zbulua se disa nga fëmijët që kishin qenë më herët të paprekur filluan të kenë probleme me të folurin. Në vitin 2007, 6 prej atyre fëmijëve tashmë në moshë madhore iu dhanë 925.000  mijë dollarë kompensim, për dëmin emocional që u kishte shkaktuar studimi 6-mujor.

8. MK-ULTRA

CIA zhvilloi shumë eksperimente joetike mbi kontrollin e mendjes dhe psikologjinë e njeriut, nën flamurin e projektit MK-ULTRA gjatë viteve ‘50 dhe ‘60. Teodor Kazinski, i njohur ndryshe si ‘Unabomber’, është raportuar të ketë qenë subjekt i njëri prej eksperimenteve më shqetësuese të CIA-s, që mund të ketë kontribuar për paqëndrueshmërinë e tij mendore. 

Në një rast tjetër, përdorimi i LSD (drogë haluçinante) nga eksperti i armëve biologjike në ushtrinë e SHBA-së, Frenk Olson, mendohet t’i ketë shkaktuar një krizë të ndërgjegjes, duke e frymëzuar atë t’i tregojë botës në lidhje me studimin e tij. Ndërkohë, thuhet se Olson kreu vetëvrasje, duke hedhur nga dritarja e katit të 13 të një hoteli, ndonëse ka dëshmi të forta se ai u vra. Kjo as nuk prek në një përiudhë afatgjatë të dëmeve psikologjike, që ka të ngjarë të kenë pësuar subjektet e tjera që i janë nënshtruar testeve të tilla. 

7. Elefanti dhe LSD

Në vitin 1962, Uoren Tomas, drejtor i kopshtit zoologjik “Lincoln Park” në Oklahoma City, i injektoi një elefanti me emrin Tusko një dozë 3.000 herë më të madhe sesa ajo që merr zakonisht një përdorues i drogës LSD. Qe një përpjekje e tija për të lënë shenjë në komunitetin shkencor, duke përcaktuar se droga mund të shkaktojë agresivitet dhe nivele të larta hormonale, të cilat elefantët meshkuj i përjetojnë periodikisht. Kontributi i vetëm i Tomasit ishte shkaktimi i një skandali që tronditi opinionin publik, teksa Tusko vdiq thuajse menjëherë pasi injeksioni i shkaktoi konvulsione.

6. Eksperimenti i Milgramit 

Në vitin 1963,  pas mizorive të Holokaustit, Stenli Milgram, vendosi të testonte hipotezën se kishte diçka të veçantë tek popullin gjerman që e kishte nxitur të marrin pjesë në gjenocid. Nën pretekstin e një eksperimenti mbi të mësuarit e njeriut, Milgram u kërkoi anëtarëve normale të publikut për të marrë në pyetje një njeri të ulur në një karrige elektrike, duke rritur sasinë e rrymës, kur ai përgjigjej në mënyrë të gabuar. 

Njeriu ishte një aktor dhe goditjet elektrike qenë të rreme; por pjesëmarrësit nuk e dinin këtë. Pjesa më e tmerrshme? Në pjesën dërrmuese njerëzit respektuan urdhrat e drejtuesit të eksperimentit, edhe kur personi në karrigen elektrike bërtiste sikur të qe në agoni dhe iu lutej për mëshirë. Ndoshta një e keqe e vogël, që gjendet tek të gjithë ne?

5. Toni Lamadrid

Shumë skizofrenë që vuanin periodikisht skizofrenia u regjistruan për të marrë pjesë në një studim të Universitetit të Kalifornisë, që synonte t’u ndalonte marrjen e ilaçeve në kuadër të një programi që filloi në vitin 1983. Studimi kishte për qëllim të jepte informacion, që do t’i lejonte mjekët të trajtonin më mirë skizofreninë, por ndërkaq ajo u ngatërroi më keq jetën e shumë prej subjekteve të testimit, 90 përqind e të cilëve ripërjetuan episode të rënda të sëmundjeve mendore. Një pjesëmarrës, Toni Lamadrid, vrau veten duke u hedhur nga çatia e një pallati 6 vite pasi u rregjistrua në atë program.

4. Pusi i dëshpërimit

Psikologu Herri Harlou ishte i fiksuar me konceptin e dashurisë, por në vend se të shkruante poezi ose këngë dashurie, ai kryente eksperimente me majmunët e sëmurë gjatë viteve ‘70. Një nga eksperimentet e tij kishte të bënte me futjen e majmunëve në izolim të plotë në një aparat të quajtur “pusi i dëshpërimit” (një dhomë bosh që e privonte kafshën nga çdo stimul apo socializim) – çka bënte që subjektet e tij të çmendeshin madje edhe ngordhnin urie në dy raste. Harlou i injoroi kritikat e kolegëve të tij, dhe citohet të ketë thënë:”Si mundeni t’i doni majmunët?”. Ndërkohë trajtimi i tmerrshëm i kafshëve, është cilësuar si një shtysë e fuqishme për lëvizjen për të drejtat e kafshëve, dhe dhënien fund të eksperimenteve të tilla mizore.

3. Vala e Tretë

Duke u bazuar tek një temë e ngjashme me eksperimentin e Milgramit, Vala e Tretë, i realizuar në vitin 1967, ishte një eksperiment që synonte të shqyrtonte mënyrat përmes të cilave edhe shoqëritë demokratike mund të bëhet joshen nga idetë fashiste. Duke përdorur një klasë  nxënësisht të shkollës të mesme, drejtuesi i eksperimentit krijoi një sistem ku disa studentë u cilësuan si anëtarë të një urdhri prestigjioz. Studentët shfaqën një motivim të shtuar për të mësuar, por ajo çka qe më tepër shqetësuese, u bëne të etur për të zbatuar praktika keqdashëse, si përjashtimi dhe ngacmimi i jo-anëtarëve nga klasa. Çka ishte më e frikshme, kjo sjellje është vazhduar lirshëm edhe jashtë klasës. Pas vetëm 4 ditësh, eksperimenti u konsiderua se kishte dalë jashtë kontrollit ndaj dhe u ndërpre menjëherë.

2. Terapia për kurimin e homoseksualizmit

Në vitet ’60, homoseksualiteti përshkruhej shpesh si një sëmundje mendore, me shumë individë që kërkonin (vullnetarisht apo të detyruar) një mënyrë për të “kuruar” veten nga tërheqja e tyre seksuale për anëtarët e gjinisë së njëjtë. Terapia eksperimentale në atë kohë përfshinte shkaktimin e neverisë – ku imazhet homoseksuale shoqëroheshin me gjëra të tilla si goditjet elektrike dhe injeksionet që shkaktonin të vjella. Supozohej se pacienti do të shoqëronte dhimbjet me homoseksualitetin. Por në vend të “shërimit” të homoseksualitetit, këto eksperimente e dëmtonin rëndë psikologjikisht pacientët, me të paktën një njeri që vdiq nga ky lloj “trajtimi”, pasi më herët kaloi në një gjendje kome.

1. Dejvid Reimer

Në vitin 1966, kur David Reimer ishte vetëm 8 muajsh, rrethprerja e tij dështoi dhe ai e humbi tërësisht penisin. Psikologu Xhon Manej sugjeroi që fëmijës t’i ndryshohej gjinia. Prindërit ranë dakord, por ata nuk e dinin se Manej donte fshehurazi të përdorte Dejvidin, si pjesë të një eksperimenti për të vërtetuar pikëpamjet e tij se identiteti gjinor nuk ishte lindur, por më tepër i përcaktuar nga natyra dhe edukimi. 

Dejvid u riemërtua Brenda, u ndryshua në rrugë kirurgjikale duke patur një vaginë, dhe iu dha  shtesë hormonesh – por eksperimenti dështoi në mënyrë tragjike. “Brenda” vepronte si një djalë tipik gjatë fëmijërisë, dhe familja Reimer hyri në krizë. Në moshën 14-vjeçare, Brendës iu tha e vërteta, dhe vendosi që të kthehej ai që ishte. Dejvid kreu vetëvrasje në moshën 38-vjeçare.

Leave a Reply

Back to top button