Zodiak

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që përfundojnë të lënduar nga fjalët e të tjerëve

Të gjithë ne e vrasim mendjen për fjalët që dëgjojmë nga të tjerët për ne, por disa shenja të horoskopit e kanë më të theksuar këtë aspekt. Ata mërziten lehtë për fjalët e të tjerëve mbi veshjen apo sjelljen e tyre. Nëse i përkisni shenjave të përmendura më poshtë, qetësohuni. Mjaft e stresuat veten për të tjerët, rëndësi ka të ndiheni vetë mirë, jo se çfarë mendojnë të tjerët.

  1. Binjakët

Ju jeni shumë të butë, të dashur dhe doni të jeni shumë social. Ju e urreni të qenit vetëm, kryesisht sepse keni nevojë të siguroheni vazhdimisht nga njerëzit e tjerë se jeni duke bërë një punë të mirë. Meqenëse jeni kaq të dashur dhe afirmues, ju prisni të njëjtën gjë në këmbim. Kur të tjerët nuk e bëjnë, menjëherë supozoni se ata po mendojnë diçka të keqe për ju.

Ju i zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe prisni të njëjtën gjë nga të tjerët, por jo gjithmonë merrni të njëjtin lloj mendimi që jepni. Mos i merrni mendimet e njerëzve të tjerë më seriozisht se tuajat! Problemi me ju, është se nuk i besoni vetes suaj lehtë, ndaj dhe prekeni më tepër nga fjalët e të tjerëve.

  1. Virgjëresha

Edhe pse jeni një person me inteligjencë të nivelit të lartë, opinionet e të tjerëve ju lëndojnë pamasë. Mund të jeni mjaft të turpshëm, dhe kjo kryesisht sepse mund të jeni tepër kritik ndaj vetes dhe të tjerëve. Ju e dini se si është të shqetësohesh dhe të përqendrohesh për punët tuaja, kështu që ,mendoni se të gjithë të tjerët po bëjnë të njëjtën gjë si ju.

Jeni persona të hapur ndaj kritikave, kështu që kur dikush kritikon punën tuaj, ju e merrni atë në zemër për momentin, ama mbani shumë mëri brenda vetes. Pasi reagoni sikur i keni pranuar kritikat, ju pret një kohë e gjatë bisede me veten për të kuptuar se ku keni gabuar dhe nëse problemi qëndron me personin tjetër jo me ju.

  1. Peshorja

Ju e urreni absolutisht të qenit vetëm, por nga ana tjetër, e gjeni veten të rrethuar edhe nga shumë opinione të ndryshme. Kjo zakonisht funksionon mirë për ju, pasi jeni shumë paqësorë dhe të drejtë, por herë pas here mund t’ju thonë diçka që me të vërtetë t’ju lëndojë. Ju mund të mbani mëri, aq sa edhe ta shmangni atë person me çdo kusht në të ardhmen.

Problemi është, personi i vetëm që po lëndoni vërtet në këtë mes, është vetja juaj. Lejoni vetes të reflektoni mbi kritikat (të mira apo të këqija) dhe ecni përpara duke u munduar të përmirësoni veten, në varësi të kritikave që ju bëhen.

  1. Peshqit

Ju jeni një nga shenjat më emocionale, karakteristikë e cila nuk është aspak një gjë e keqe, por kjo gjë përkthehet edhe me faktin se ndjenjat tuaja ndikohen nga opinionet e njerëzve të tjerë. Ju e urreni kur njerëzit nuk pajtohen me ju, dhe kjo gjë ju lëndon vazhdimisht.

Vetëm mos harroni se njerëzit që ju duan, janë në anën tuaj! Ata ka shumë të ngjarë të thonë gjëra nga dashuria, qoftë edhe t’ju kritikojnë për të mirën tuaj, ndaj thellohuni kur mendoni për fjalët e të tjerëve për ju. Jo gjithmonë janë nga dashakeqësia, por nga dëshira për t’ju bërë ju versionin më të mirë të vetes suaj.

Back to top button