Motivuese

Këto janë 5 pendesat më të mëdha gjatë vdekjes…

Kur jemi fëmijë, nuk e vrasim shumë mendjen për fundin e jetës sonë, pasi gjithçka që mendojmë është se çfarë do të na gatuajnë prindërit, se kur do të dalim të luajmë me shokët, apo se çfarë emisioni do të shohim në televizor. Ne nuk e mendojmë vdekjen, sepse mendojmë se kemi plot kohë përpara. Por ndërsa rritemi, fillojmë të mendojmë për vdekjen, edhe pse shumë shpejt e heqim nga mendja me mendimin se përsëri kemi plot vite jete përpara. E kështu arrijmë deri në fund të jetës sonë, duke mos realizuar shumë gjëra që synonim, sepse vitet ikin shpejt. Koha fluturon.

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga arsyet se pse njerëzit pendohen më tepër në shtratin e vdekjes…

  1. Do të donin të kishin jetuar më shumë për veten e tyre.

Një infermiere e quajtur Bronnie Ware ka listuar si arsyen më të shpeshtë të pendimit faktin që pacientët e saj do të donin të jetonin më tepër për veten e tyre. Shumica e njerëzve jetojnë për të kënaqur të tjerët dhe vetëm në fund të jetës e kuptojnë se kanë pasur nevojë të jetonin më gjatë duke menduar për veten e tyre.

  1. Do të donin të mos punonin aq shumë.

Ëare tha se kjo keqardhje vinte e dyta për nga shpeshtësia. Ne të gjithë punojmë shumë në kohët e sotme, por për çfarë? Ne të gjithë duam të arrijmë disa qëllime, disa arritje, disa shifra më të larta në llogarinë tonë bankare. Megjithatë, harrojmë se në fund, nuk do të na kujtojnë për sa para kemi fituar, apo për sa shumë kemi arritur në karrierën tonë; ne do të mbajmë mend njerëzit me të cilët kemi bërë lidhje, dhe si kanë ndikuar ato marrëdhënie në jetën tonë.

  1. Do të donin t’i shprehnin më tepër ëndrrat e tyre.

Në vendin e tretë të kësaj liste janë pacientët që u penduan duke i mbajtur ndjenjat e tyre e duke mos i shprehur ato. Thuajeni të vërtetën tuaj, edhe nëse zëri juaj del i përgjysmuar. Edhe nëse i humbni miqtë ose një marrëdhënie, tregoni se si ndiheni. Ju mund të humbni dikë, por për asnjë person në këtë tokë nuk vlen që t’i ndalni ndjenjat tuaja.

  1. Do të donin të ishin më të lumtur.

Na pëlqen të mendojmë se forcat e jashtme i kontrollojnë emocionet tona, por çelësi për kontrollin emocional qëndron brenda nesh. Ne nuk zgjedhim se çfarë na ndodh, por mund të zgjedhim se si të reagojmë ndaj saj. Jeta kalon aq shpejt, prandaj pse ta shpenzojmë atë duke gjetur çdo gjë të vogël për t’u ankuar? Të jesh i lumtur nuk kushton asgjë, përkundrazi, lumturia na mban më të shëndetshëm, na e bën jetën më të përmbushur, tërheq më shumë marrëdhënie pozitive drejt nesh, e kështu me radhë.

  1. Do të donin të mos shqetësoheshin aq shumë, sa ishin stresuar gjithë jetën.

Ne kalojmë një pjesë të jetës sonë të shqetësuar. Pa marrë parasysh se çfarë roli luan në këtë botë, nëse je një nënë, student, vajzë, djalë, baba, drejtor, bankier, fermer, kujdestar, etj, të gjithë kanë diçka për t’u shqetësuar. Megjithatë, a do ta lejoni këtë shqetësim ta shkatërrojë jetën tuaj?

Në fund të jetës suaj, mos harroni se faturat dhe borxhet e papaguara, mendimet negative të njerëzve, sasia e parave që fitoni dhe çdo gjë tjetër, për të cilën shqetësohemi, nuk do të ketë asnjë rëndësi. Natyra e shkurtër e jetës duhet të na bëjë t’i heqim menjëherë nga mendja shqetësimet tona, por fatkeqësisht ne nuk e ndiejmë se sa shpejt ecën jeta jonë, deri sa  zgjohemi një ditë si 75 vjeçarë. Në atë moment. ne fillojmë të shohim sa të vogla kanë qenë shqetësimet tona. Por, pse të mos zgjedhësh të zgjohesh me këtë të vërtetë që tani?

Leave a Reply

Back to top button