Motivuese

Këto janë 9 fjalitë që një mashkull thotë kur i pëlqeni realisht shumë…

Femrat kanë një sërë fjalish që thonë kur një mashkull nuk i intereson. Përdorin gjuhën e trupit, lëvizin sytë sa andej-këtej për t’i treguar mashkullit që kanë përballë, se nuk është i mirëpritur në jetën e tyre. Por çfarë të themi për meshkujt? Janë natyrë komplekse, por edhe ata kanë fjalitë e tyre tipike në kushtet, kur i pëlqen femra që kanë përballë. Ja cilat janë 9 prej tyre:

  1. “Çdo gjë më kujton ty”. Një mashkull nuk mund të thotë gjithmonë gjithçka që mendon për ty. Ndonjëherë do t’i fshehë ndjenjat që ka sepse për një mashkull nuk është e lehtë të shprehet lirshëm, por ai do të flasë për gjërat që i bëjnë të kujtohet për ty, sepse dëshiron vërtet që ti t’i dish.
  2. “Mundem të të ndihmoj nëse dëshiron, me këtë gjë…”. Meshkujve u pëlqen të ndihen të dobishëm. Mashkullit i pëlqen të ndihet me vlerë për femrën që do. Dhe nëse të ofron ndihmë, mos e refuzo.
  3. “Je fantastike”. Nëse një mashkull të thotë një fjali të tillë, atëherë duhet ta kuptosh se për të, ti je një person vërtet i mrekullueshëm dhe ai dëshiron ta dish një gjë të tillë.
  4. “Kam folur me mamanë time…”. Nëse ai të përmend mamanë e tij, apo të thotë se ka folur me të për ty, dije se i pëlqen shumë dhe lidhjen me ty e konsideron serioze. Meshkujt rrallë flasin me prindërit, sidomos me mamatë, për femrën që duan.
  5. “Jam i shqetësuar”. Nëse një mashkull nis të hapet lirshëm me ju dhe ju tregon edhe për momentet kur nuk ndihet mirë, dijeni se ju beson dhe kërkon ta ndihmoni në gjendjen e tij jo të mirë.
  6. “Ku ishe? Si je?”. Të pyet gjatë gjithë kohës dhe shqetësohet për ty. Ndoshta mund të të duket si diçka normale, ose si një mënyrë për të nisur bisedën, por nëse të shkruan vazhdimisht, dije se është i interesuar për ty.
  7. “Je shumë e bukur”. Mund të të duket si një kompliment që ua ka bërë shumë femrave, por nuk është e vërtetë. Nëse të sheh dhe i shndrijnë sytë për ty, dije se është kompliment i sinqertë.
  8. “Kam vënë re se ti…”. Nëse një mashkull të shpreh diçka që ka vënë re tek ty, mbi mënyrën e veshjes, ushqimin, apo gjesteve të tua, dije se vërtet i intereson dhe ndaj është aq i vëmendshëm për ty.
  9. “Më mungon”. Meshkujt rrallë e thonë këtë gjë, por nëse ta shprehin, dije se u intereson vërtet dhe kanë ndjenja të forta për ty.
Back to top button