- Qëndrimi juaj dhe jo zotësia juaj, përcakton madhështinë tuaj.
- Ji i dobishëm. Nëse sheh një person pa buzëqeshje në fytyrë, jepi tënden.
- Ti mund të bësh depozita pozitive në ekonominë tënde çdo ditë duke lexuar apo duke dëgjuar materiale pozitive, jetëndryshuese, si dhe duke u shoqëruar me njerëz inkurajues dhe shpresëdhënës”.
- Nëse mund ta ëndërrosh, atëherë mund ta arrish atë gjë.
- Kuptoje se dështimi është një ngjarje, jo një person.
- Kur je i ashpër me vetveten, jeta do të tregohet pafundësisht më e lehtë me ty.
- Bëje dështimin mësuesin tënd, jo shefin tënd.
- Mos e lejo dikë që ka hequr dorë nga ëndrrat e veta, të të mësojë se si të ecësh në jetën tënde.
- Ka shumë pak gjëra që mund t’i mësosh duke mos bërë gjë në jetë.
- Shiko prapa në falje, para në shpresë, poshtë në mëshirë, dhe lart në mirënjohje.
- Nuk mund ta kthejmë çdo gjë nga e para, por mund të nisim tani dhe të bëjmë një fund të ri.
- Fillimi se nga e nis gjithçka, nuk është aq i rëndësishëm sa fundi.
- Mënyra se si e sheh të ardhmen ka më shumë rëndësi, se sa çfarë ndodhi në të shkuarën tënde.
- Nëse ke mësuar nga disfatat, nuk ke humbur asnjëherë vërtet.
- Shpresa është fuqia që i jep çdo personi besimin për t’u ngritur dhe për t’u përpjekur.
1 minute read