Shendeti

Këto janë pesë ushqimet më të mira kundër ankthit

Screen Shot 2016-05-18 at 09.15.00Sipas një raporti të ri të shkruar nga psikiatri i Shkollës Mjekësore të Harvardit, Uma Naidoo, ushqimi luan një rol të madh në menaxhimin e ankthit. Përveç një diete të balancuar, duke pirë shumë ujë dhe duke kufizuar pirjen e alkoolit dhe kafeinës, më poshtë i gjeni edhe gjashtë ushqime tjera për të reduktuar ankthin.

Spinaqi

Studimet e fundit tregojnë se dietat që nuk përfshijnë magnez janë te lidhura me shtimin e ankthit. Prandaj, shtoni dietës tuaj magnez duke evituar kështu ankthin.  Magnezin mund ta gjeni në spinaq dhe në rrepa të Zvicrës.

Arrat shqeme

Këto arra mund të jenë  të vogla nga pamja, por janë shume efektive dhe të pasura me zink. Zinku, njihet si luftues i ankthit i cili mund të gjendet gjithashtu në të verdhët e vezës dhe në midhje.

Salmoni

Përfitimet shëndetësore që na sjell salmoni nuk janë risi për ne. Salmoni është një burim i madh i proteinave, kaliumit dhe vitaminës B12 që ndihmojnë largimin e ankthit.

Turshitë

Ushqimi i fermentuar është në trend me plot meritë. Sipas studimeve të fundit të revistës për kërkime psikiatrike, kundër ankthit duhet të hani sa më shumë turshi dhe lakra turshi.

Avokado

Ky super ushqim është i pasur me vitaminën B, i cili e lehtëson ankthin. Vitamina B mund të gjendet edhe në bajame dhe arra amerikane. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button