Thenie

Këto janë thëniet më të veçanta që mund të keni lexuar ndonjëherë për dashurinë…

“Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj” – Rumi

“Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza

“Premtimi më i bukur që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit është: “Do të takohemi nesër sërish”. – Anonim

“Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare, derisa ka një kujtim”. – Isabel Allende

“E ndieja stomakun të më lëkundej si një varkë në det me dallgë. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, më i trishtuar. Isha dashuruar me atë”. – Charles Bukoëski

“Unë mundohem ti dua të tjerët , por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën . Kështu që , meqë nuk dinë ta japin , nuk dinë as ta marrin”. – Anonim

“Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria”. – J. Vishnjevski

“Të gjithë thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk dhemb”. – Meša Selimović

“Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë thellësisht të jep guxim”. – Lao Tzu

“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë duke përfshirë brenda dobësinë njerëzore”. – Ann Landers

Leave a Reply

Back to top button