Kryetari Mao e kishte ndaluar bursën e Kinës gjatë betejës së tij të pamëshirshme për të shuar kapitalizmin. Partia e tij Komuniste ende në pushtet, mbi gjashtë dekada më vonë, me trashëgimtarët e Maos është vazhdon të ndërtojë “socializmin me karakteristika kineze” dhe ka lejuar përpjekjet e shfrenuara për fitime. Rezultatet kanë qenë spektakolare.
Rritja e çmimit të aksioneve ka bërë që numri i banorëve të Kinës që zotërojnë mbi 1 milion dollarë të rritet mbi 38 për qind, duke shkuar në 3.6 milionë, të dytët pas SHBA-së, që ka 6,9 milionë milionerë të këtij niveli. Britania ka 730 mijë milionerë. Në total në të gjithë botën ka 17 milionë milionerë (në dollarë), sipas një studimi të bërë nga Boston Consulting Group, e cila përllogarit në këtë shumë pasuritë private shtëpiake, si paratë, mallrat, bonot, investimet e tjera financiare, por ku përjashtohen pronësitë e bizneseve apo vlerat e koleksioneve dhe mallrave të luksit. “Ne presim që këtë vit të krijohet më shumë pasuri se kurrë më parë,” tha Rupert Hoogewerf, themeluesi Hurun Report me bazë në Shanghai, i pari hartues i “listës së të pasurve” të Kinës.
Hoogewerf, shton se ai kurrë më parë në 16 vitet e hulumtimit, nuk ka parë një hov të tillë të krijimit të pasurisë, që udhëhiqet nga bursat, sic ka ndodhur në këto gjashtë muajt e fundit. Raporti tjetër Hurun për të pasurit e Kinës, pritet të dalë në korrik, dhe ai do të tregojë “një kërcim të konsiderueshëm të nnumrit të milionerëve në Kinë, ku segmenti i investitorëve në bursa ka rritjen më të shpejtë, thotë ai.
Studimi tregon gjithashtu se në mbarë botën familjet që kanë një vlerë neto më shumë se 100 milion dollarë- që përbëjnë 6 përqind të të gjithë pasurisë private në botë në vitin 2014, pati rritje më të shpejtë në numër, në pesë vitet e fundit. Në vitin 2014 SHBA kishte 5201 familjet ultra të pasura, e ndjekur nga Kina me 1037 familje dhe e treta renditet Britania me 1019 familje.
E nxitur kryesisht nga rritja e vlerës së portofolit të aksioneve, rritja e pasurisë private në Kinë dhe Indi, pra në rajonin e Azi-Paqësorit, duke përjashtuar Japoninë, ka tejkaluar Evropën duke u bërë rajoni i dytë më i pasur në botë, dhe është në rrugë për të dalë në krye, pasi në 2016 planifikohet të kalojë edhe SHBA-në.
Tregu kinez i aksioneve në vitin 2014 u rrit me 38 për qind, dhe rritja e këtij viti është edhe “më e egër dhe spektakolare”, dhe investitorët e vegjël vazhdojnë të grumbullojnë rezervat kineze, thotë Thomas Gatley, një analist në Gavekal Dragonomics në Pekin. “Lakmia është duke fituar mbi frikën,” shton ai.