Uncategorized

Kina i kundërpërgjigjet Trumpit pasi ai e quajti virusin “gripi kung fu”

Autoritetet kineze paralajmëruan të hënën kundër çdo veprimi ose fjalësh që përdorin virusin për të “stigmatizuar” vendet.

Kjo vjen pasi Presidenti Amerikan Donald Trump e quajti virusin Covid-19 “gripi kung fu” gjatë një mitingu fushate që u mbajtë të shtunën në Tulsa, Oklahoma. Trump edhe më parë e ka quajtur virusin “murtaja kineze” për shkak të origjinës së saj nga qyteti kinez Wuhan.

“Kina gjithashtu kundërshton me forcë çdo fjalë ose veprim që përpiqet të përdorë origjinën e koronavirusit për të stigmatizuar çdo vend,” tha Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në përgjigje të pyetjes në lidhje me vërejtjen e Trump.

Zhao shtoi se Organizata Botërore e Shëndetit dhe bashkësia ndërkombëtare janë “në mënyrë të qartë kundër lidhjes së virusit me ndonjë vend apo rajon specifik”. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button