Qeveria kineze njoftoi të mërkurën se më shumë se 90 milion teste për koronavirusin janë kryer në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
“Që nga 22 qershori, numri akumulues i testeve të acideve nukleike të kryera nga institucione mjekësore dhe shëndetësore në mbarë vendin arriti në 90.41 milion,” tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit.
Njerëzve shpesh u kërkohet të testohen disa herë nëse janë raste të dyshuara, edhe pacientëve të rikuperuar ose të kthyerve nga jashtë së bashku me kontaktet e tyre të ngushta u kërkohet të ritestohen.
Guo tha se Kina kishte rritur kapacitetin e saj të testimit duke zgjeruar numrin e institucioneve të testimit nga 2.081 në fillim të marsit në 4,804 aktualisht. Ai shtoi se numri i teknikëve të testimit të acidit nukleik gjithashtu u rrit nga 13.900 në 28.500.
“Institucionet kombëtare shëndetësore dhe mjekësore kanë rritur aftësinë e tyre të testimit, nga 1.26 milion në ditë në fillim të marsit, në nivelin aktual të përpunimit të 3.78 milion testeve në ditë,” tha Guo. CNN / bota.al