Kina të dielën me 13 qershor raportoi 57 raste të reja me Covid-19, më e larta që nga 13 Prilli, duke shkaktuar frikë nga një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit ndërsa kurbat po bien në të gjithë botën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha në një deklaratë se 38 nga rastet e reja të konfirmuara u transmetuan në vend, me 36 prej tyre në Pekin. Ky është numri më i lartë i infeksioneve të përditshëme për kryeqytetin kinez që kur autoritetet filluan publikimin e të dhënave. Pekini regjistroi një kërcim në rastet e reja, pasi filloi të bënte testime masive në tregun Xinfadi në rrethin jug-perëndimor të qytetit Fengtai. Rrethi e ka vënë veten në një pozicion “të kohës së luftës” dhe kryeqyteti ndaloi turizmin dhe ngjarjet sportive të shtunën, duke ngjallur frikë nga një valë e re e Covid-19. 19 nga rastet e reja të konfirmuara ishin të ashtuquajturat raste të importuara që përfshinin udhëtarët nga jashtë, 17 prej tyre mbërritën në Guangdong. Kina raportoi gjithashtu nëntë raste asimptomatike, një rast të ri të dyshuar dhe asnjë vdekje të re nga Covid-19 me 13 qershor.
Numri i përgjithshëm i infeksioneve me Covid-19 në Kinë shkon në 83,132, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4634. Kina nuk numëron pacientët asimptomatikë, të cilët janë të infektuar me virus por nuk shfaqin simptoma, siç janë rastet e konfirmuara. France 24 / bota.al