Speciale

KINEMA / “Gangster movie”: Gangsterët, si heronj tragjikë

“Armiku Publik”, “Melvin Le Roy” dhe “Njeriu me shenjë”: Për të kuptuar rrënjët e një jetëgjatësie të tillë duhet nisur pikërisht prej atje, nga ai tris titujsh të viteve tridhjetë. Proukte të një Amerike të lodhur nga Prohibicionizmi, të dëshpëruar nga Depresioni, dhe me banditë si Al Capone që monopolizonin vëmendjen popullore

Screen Shot 2015-06-18 at 08.46.31

Më shumë se në atentatet e pafundëm, më shumë se sa në k fomat e bëra shoshë nga plumbat, më shumë se sa në dyert e klubeve të natës me drita neoni, imazhi simbol i filmave me gangsterë është i fiksuar në një skenë të nxjerrë nga filmi Armiku Publik i William Wellman (1931). Protagonisti, bosi i vogël Tom Powers (James Cagney) është i ulur në tavolinë me bionden Kitty (Mae Clarke): por më pas zemërohet, dhe në zemërim e sipër përplas atë çfarë ka në dorë në fytyrën e saj. Një veprim befasues që shokoi Amerikën e asaj kohe. Dhe që vazhdon të godasë spektatorin e sotëm, me përzierjen e vet të dhunës dhe ironisë perverse. Por diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me atë sekuencë të vetme kult: eshtë e gjithë kinemaja me “fytyrën e ndyrë”, e përqëndruar në fytyrën e kriminelit, që na magjeps edhe sot. Tetëdhjetë vite pas lindjes zyrtare të këtij zhanri, që koincidon me lindjen bashkëkohore të tre kryeveprave: përveç Armikut Publik, janë edhe Melvin Le Roy me Edward G Robinson dhe Scarface i Howard Hawks, me Paul Muni. Dy filmat e parë, të dy të Warner Bros dolën në vitin 1931; i treti, i pavarur, doli në salla në vitin 1932 i vonuar prej censurës. Eshtë kjo trilogjia fillestare, tek e cila u frymëzuan më pas të gjithë. Sepse duke nisur që nga sezoni i parë i artë, gangster movie nuk perëndoi më asnjëherë.

Sa herë që dikush thotë se ka mbaruar, ai ringjallet.

Por për të kuptuar rrënjët e një jetëgjatësie të tillë duhet nisur pikërisht prej atje, nga ai tris titujsh të viteve tridhjetë. Proukte të një Amerike të lodhur nga Prohibicionizmi, e dëshpëruar nga Depresioni, dhe me banditë si Al Capone që monopolizonin vëmendjen popullore.

Një Amerikë që Warner Bros, e vetmja kompani e madhe holliwoodiane që ishte e vëmendshme ndaj aktualitetit dhe lëvizjeve sociale, e rrëfente me guxim: “Të tyret ishin filma me një egërsi të jashtëzakonshme, që paraqisnin një realitet të errët, cinik dhe problematik”, ka komentuar dikur Martin Scorcese. Në këtë skenar, Cezari i vogël përfaqëson dimensionin shekspirian të kriminelit: shfaqet pikërisht nga asgjëja, del në dritë, dhe shkon kundër fatit të tij tragjik. Shumë i ndryshëm James Cagney i Armikut Publik: historia e tij lind në ambientin e tij, dhe ne mbetemi thuajse admirues përballë një njeriu që sipas Clint Eastwoodit, lëvizte “me hijeshinë e një balerini dhe energjinë e një psikopati”. Në fund, Scarface i Howard Hawks: këtu dhuna bëhet përgjithësuese dhe zbutet, sipas regjisorit, “vetëm nga qasja gjysmë komike që ruajmë gjithmonë, edhe në momentet më të rëndë”.

Të gjithë elementë të cilët autorët e New Hollywood i presin me krahë hapur. Duke bërë të rilindë një lloj kinemaje që në vitet dyzetë ishte lënë në hije nga zhanri Noir (i përqëndruar në figurën e paqartë të investiguesit privat), në vitet pesëdhjetë u kish lënë vend filmave policeskë dhe nënzhanrit të “grabitjes”, dhe që në vitet gjashtëdhjetë kishte prodhuar historinë e gangsterit rural të Arthur Pennit.

Në dekadën që do të pasonte do të mbërrinin edhe kryeveprat. Falë Coppolas, që me trilogjinë Kumbari ka bërë të ringjallet dimensioni mitologjik i filmave me gangsterë. Falë Scorceses, që tek filmi Mean Streets përqëndrohet tek të jashtëligjshmit e vegjël, dhe shumë vite më vonë, në 1990 do të sillte Good Fellas.

Dhe falë Brian de Palmas, që në vitin 1983 xhiroi ribërjen e Scarface: Al Pacino i tij alla kokainë adoptohet nga rrepistët me ngjyrë dhe shndërrohet një ikonë gangsterësh. Vitet nëntëdhjetë janë nën shenjën neo-pulp të Tarantinos, me gangsterët e tij të marrë.

Pastaj, sërish një fazë pushimi. E Ndërprerë nga filma si ai i Johny Depp që luan Dillingerin tek Armiku Publik i Michael Mann. Megjithatë, risia e vërtetë është që filmat me gangsterë më cilësorë lindin në televizion. Hapjen e bën seriali Sopranot: tradhëti familjare dhe ligji i hekurt i fitimit, në një kontekst banaliteti të përditshëm alla amerikan. Një sukses absolut. Dhe fari i vërtetë mbetet Amerika. Siç e tregoi Boardwalk Empire: një afresk i fuqishëm i Atlantic City-t të periudhës së prohibicionizmit prodhuar nga Scorcese, i cili ka bërë edhe regjisorin e episodit të parë. “Nuk do të lodhem asnjëherë së ndezuri historinë e dashurisë mes publikut dhe gangsterit si hero tragjik”, ka thënë ai kohët e fundit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button