Intervistë e Pascal Boniface, Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
Nga buron ky interes i shoqërive kineze për futbollin evropian?
Kjo është një lëvizje globale. Vendet aziatike janë të pasionuara për sportin, dhe bastet e tifozëve në këto vende janë shumë të rëndësishme. Dita-ditës individë të pasur apo biznese kërkojnë të investojnë në sport, sepse ata kanë kuptuar ndër të tjera se futbolli është një element i dukshëm, i shpejtë dhe popullor. Ata mund të bëhen të njohur në mënyrë simpatike.
Përse Franca në veçanti?
Ky është moment i mirë sepse klubet nuk janë të shtrenjtë. Ledus pagoi 7 miljon për klubin e Soshos, një klub historik në Francë, i cili është interesant për imazhin dhe famën e tij. Përkundrazi, në Angli çmimet janë shumë të larta dhe në Gjermani partnerëve të huaj i ndalohet që të kenë shumicën e aksioneve në klubet gjermane. Futbolli italian dhe spanjoll është në një situatë të keqe ekonomike. Pra Franca duket tërheqëse dhe më pak e kushtueshme.
A është i njëjti motivim si i Katarit?
Katari tregoi shembullin. Suksesi ekonomik i kinezëve është i njohur, por investimet e tyre jashtë shtetit janë të kohëve të fundit.
A është ky angazhim i qëndrueshëm ?
Kjo mvaret nëse ato janë investime personale apo të një shoqërie. Këtë e pamë me Mamadovin me klubin e Lensit, që kur një person është vetëm, ai përballet me shumë të papritura. Po kështu dhe me Rybolovlevit dhe klubit të Monakos, divorci i tij i kushtoi shtrenjtë atij, dhe madje edhe pse qëndroi, iu desh që të ndryshonte politikë. Investimet e një firme në futboll janë më jetëgjatë se sa ato të një miliarderi.
A duhet të gëzohemi me mbërritjen e kapitaleve të huaja në Francë?
Për një klub si Sosho, ky është medoemos një oksigjenim i mirë në raport me situatën e tyre: vitin e kaluar ra nga kategoria. Pronari historik i klubit, firma PSA-Peugeot nuk mund më të investojë para dhe qendra e trajnimit të futbollistëve të rinj nuk është në nivelin e mëpërshëm … Edhe nëse investimi kinez nuk është afat gjatë, nëse ky investim siguron kthimin në Kategorinë e parë brënda dy viteve, kjo do të jetë tashmë një arritje! Ka plot klube për të shitur. Dhe për të vazhduar në mënyrë sportive, drejtuesit e tyre e dinë fare mirë që kapitalet e huaja janë të mirëpritura.