Motivuese

Kjo është një histori që padyshim do t’ju bëjë të përloteni, por edhe do t’ju japë një mësim

“Kur u ktheva në shtëpi atë mbrëmie, gruaja ime po përgatiste tavolinën për të ngrënë darkë. E kapa për dore dhe i thashë se duhet të flisnim. Ngadalë, ajo u ul përballë meje dhe arrita ta dalloja shqetësimin nësytë e saj. Në një moment, e ndjeva veten të paaftë për t’ia thënë çfarë doja të thoja, ama duhet ta bëja. Me qetësi i thashë se doja të divorcoheshim. Ajo më pyeti me zërin që i dridhej: “Pse?”.

Nuk u përgjigja. Ajo u acarua dhe papritur, nisi të ulëriste duke më thënë se nuk isha burrë. Atë mbrëmje nuk folëm më. E dëgjoja që qante. Ndërkohë unë e dija se ajo donte të dinte çfarë kishte ndodhur me martesën tonë, që kishim arritur në këtë pikë. E kisha të vështirë ta pranoja se zemra ime i përkiste njëfemre tjetër.

Me një ndjesi të madhe faji, përgatita dokumentat e divorcit, në të cilat shkruhej se ajo do të mbante shtëpinë tonë, një makinë dhe 30% të kompanisë sime. I lexova edhe një herë kushtet dhe i printova dokumentat në dy kopje. Gruaja me të cilën kisha jetuar për 10 vjet, më dukej tashmë si një e huaj. Mëvinte keq për gjithë kohën e kaluar, por dashuroja një tjetër.

Ditën tjetër u ktheva në shtëpi vonë dhe e gjeta duke shkruar diçka. Nuk hëngra darkë, por shkova nështrat të flija, sepse ndihesha tepër i lodhur pas një dite të lodhshme. Kur u zgjova, pashë që ajo ishte ende e ulur në tavolinë duke shkruar. Nuk më interesonte, u ktheva në anën tjetër dhe fjeta sërish.

Në mëngjes, ajo më tregoi kushtet e saj të divorcit. Nuk donte asgjë materiale nga unë, thjesht ta shtynte divorcin për një muaj. Më tha se mund të bëja çfarë të doja në këtë muaj, thjesht divorcin ta firmosnim muajin tjetër. Arsyeja ishte e thjeshtë: djali ynë sapo kishte nisur provimet dhe ajo nuk donte që ai tëprekej nga ndarja jonë. E pranova këtë kusht, por kishte dhe një kusht tjetër. Gjatë këtij muaji, unë duhet ta çoja në krahë nga salloni në krevatin e dhomës së gjumit, njësoj si ditën e parë të martesës sonë. Mendoja se ishte çmendur. Mirëpo për të mos i prishur raportet në ditët e fundit, e pranova edhe këtëkërkesë të çuditshme.

Këto kushte ia thashë asaj që doja. Edhe asaj i dukeshin të çuditshme dhe nuk më kritikoi që pranova. Qënga kërkesa ime e divorcit, unë dhe bashkëshortja nuk kishim asnjë kontakt fizik. Ditën e parë pas kërkesave të saj, kur e çova në krahë deri në krevat, ndihesha në siklet. Djali ynë, i cili nuk dinte asgjë, bërtiste dhe duartrokiste nga gëzimi për faktin që babai po kujdesej për nënën e tij.

Dita e dytë ishte më e lehtë, por ajo po më afrohej më shumë. Arrija të ndieja parfumin që kishte hedhur. Gjatë kohës që e mbaja në krahë, kuptova se kisha kohë që nuk e shihja në sy atë femër. Dhe kuptova se nuk ishte më e re, i ishin shfaqur rrudhat në fytyrë, kishte thinja në flokë. Në ditën e katërt, fillova tëmendoja se si ajo femër kishte qëndruar 10 vjet me mua. Kështu edhe në ditët në vazhdim. Nisa të ndieja sërish për të, por këto gjëra nuk ia shpreha të dashurës sime.

Një mëngjes bashkëshortja nuk po gjente çfarë të vishte. E mërzitur tha se çdo gjë i rrinte e gjerë. Bëra sikur nuk më interesonte, por i hodha një vështrim dhe kuptova se sa shumë ishte dobësuar. Ndoshta për këtë arsye e ndieja më të lehtë në krahët e mi. Ajo nuk shprehej, por mendoja se sa shumë dhimbje mbante përbrenda pa e shprehur. Ngrita dorën dhe e përkëdhela nga koka.

Në ditët e fundit të atij muaji, arrita të kuptoja se e doja ende bashkëshorten time. Nuk më vinte keq për të, më tepër se sa ndihesha i turpëruar se si e kisha lënë pas dore. Ndaj, vendosa t’i jepja fund lidhjes me të dashurën time. Kisha kuptuar se martesa me bashkëshorten ishte bërë e mërzitshme, sepse nuk i kisha vlerësuar detajet e jetës sonë, por jo se nuk duheshim më. Ajo u mërzit, përplasi derën dhe u largua me lotë në sy.

Më pas, unë shkova në një dyqan lulesh dhe porosita një buqetë të bukur për bashkëshorten time. Shitësja më kërkoi se çfarë doja të shkruaja në kartolinë. E shkruajta vetë: “Do të mbaj në krahë çdo mbrëmje, derisa vdekja të na ndajë”.

Atë mbrëmje u ktheva në shtëpi me buqetën me lule dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Hyra në dhomën e gjumit dhe e pashë atë pa ndjenja në krevat. Të vdekur. Kishte luftuar me kancerin për muaj me radhë, por unë isha më tepër i shqetësuar për marrëdhënien me të dashurën, saqë nuk e kisha vënë re këtë gjë. Ajo e dinte se do të vdiste shpejt, por më mbrojti nga inati që do të shprehte djali ynë, në rast se unë ndahesha më parë. Ai me siguri do të thoshte se unë isha bërë shkak që ajo të ndërronte jetë. Në sytë e djalit tonë, ajo donte që marrëdhënia jonë të dukej perfekte.

Detajet e vogla janë më të rëndësishmet në një marrëdhënie. Nuk janë shtëpia, makina, apo lekët nëbankë. Këto të fundit krijojnë një ambient që jua shton lumturinë, por nuk e sjellin lumturinë. Ndaj, merrni kohën e duhur për t’u dukur të pranishëm për personat që ju qëndrojnë pranë dhe kushtojini vëmendje gjërave që krijojnë veçantinë e marrëdhënies suaj. Vetëm në këtë mënyrë martesa juaj do të jetëe lumtur!” – Nga interneti, autor anonim.

Back to top button