Letersi

“Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”. Fragment prekës nga romani i Wanda Lamonica

Fragmenti i mëposhtëm është përkthyer nga romani “I papaveri susurrano al tramonto”, i autores Wanda Lamonica (ende nuk është përkthyer në shqip). Është një dialog mes një nëne dhe të birit të saj, nëmomentet e një lufte, njësoj si lufta e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës. Është kaq aktual ky fragment, saqë nuk mund ta linim pa e përkthyer.

– “Mami, ku po shkojmë?” – pyeti Alexei.
– “Merr di
çka pa të cilën nuk jeton dot dhe fute në këtë çantë. Nxito”, – i tha Luba duke futur një batanije në një thes të madh.
– “
Nëse kjo është një lojë, nuk më pëlqen. E bëjmë një herë tjetër. A mund të ha pak supë të nxehtë tani?” – pyeti Alexei i mërzitur.
– “Kujtohu t
ë marrësh diçka që të duhet vërtet. Mos harro arushin Otto, pasi ai të ka ndihmuar gjithmonëkur ke pasur ankthe. Ai do të na shpëtojë të gjithëve, ke për ta parë”, – i tha e ëma, Luba, duke u përpjekur të ruante qetësinë.
– “Por pse i ke marr
ë këto thasë? Nuk është nata e Vitit të Ri”, – tha Alexei, i cili po fillonte të kishte frikë.
– “Nuk ka asnj
ë festë. Duhet të përpiqemi të gjejmë një vend të sigurtë. Dikush ka nisur luftën”.
– “Luftë? Këtu tek ne? Ne s’kemi lidhje fare me këtë gjë. Unë mund t’ia kthej Levit bllokun e artë. Nuk kam për t’ia marrë më, të betohem. Vetëm të lutem më lër të rri në shtëpinë time”, – i tha me lutje fëmija, duke bashkuar duart e tij të vogla.

Në atë moment ndodhi një shpërthim, jo shumë larg, i cili i dha fund mendimeve të pafajshme të fëmijës. Një tym i madh gri u ngrit në ajër duke e vështirësuar pamjen e qiellit blu.
– “Zem
ër, nuk është faji yt. Është faji i atyre që komandojnë”, – i tha Luba me gjakun të ngrirë nga frika.
– “Po m
ësuesja a e di? Sot u kthye Gunn në shkollë. Iu desh një vit që të shërohej dhe bombave nuk u intereson që ajo u lodh duke qenë e sëmurë. Duhet t’i rriten akoma flokët. Pse ata që komandojnë nuk luajnë me bomba mes njëri-tjetrit dhe ne të tjerëve të na lënë në paqe?” pyeti në mënyrë të pafajshme Alexei.

Luba u ul në lartësinë e Alexeit, e përqafoi fort të birin, me krenari dhe njëkohësisht, me dëshpërim tëthellë.
– “M
ë vjen keq, Alexei. Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”, – i tha ajo dhe u ngrit për tëpërfunduar së bëri gati gjërat. – “Je gati, zemër?” – e pyeti pak më vonë.
– “Jam i vog
ël, nuk jam gati gati të vdes”.
– “Do t
ë shkojë çdo gjë shumë mirë”, – i tha e ëma për ta qetësuar.
– “K
ështu thoshte edhe nëna kur ishte keq, por më pas nuk e pashë më”. – Alexei shtrëngoi fort duart nësy, sikur të donte të fshinte lotët. “Por çfarë kuptimi kishte të jepje përshtypjen e një fëmije të guximshëm, kur as të rriturit nuk ishin të guximshëm?” mendonte ai.

– “Ma”, – tha Alexei më në fund. – “Pa Rodolfin nuk shkoj gjëkundi.
– “Rodolfi do t
ë vijë me ne”, – ia ktheu Luba, ndërkohë që qenushi ishte strukur në një cep të shtëpisë dhe i shihte duke tundur bishtin mes këmbëve. Më pas, Luba i vëshi të birit xhupin, ia hoqi letrat, bishtat e lapsave nga xhepat dhe futi në to biskota dhe copa buke.
– “Po babi, ku
është babi?” – pyeti Alexei i habitur.
– “Ai tha se do t
ë kthehet shumë shpejt dhe se deri atëherë, ti do të jesh burri i shtëpisë”.
– “Por ne nuk do t
ë kemi më shtëpi”, – i tha Alexei. – “Dhe as që dua të jem burri i shtëpisë”.

Back to top button