Shkence

Kodi Mors i dunave marsiane! Çfarë po përpiqet të na thotë Planeti i Kuq?

 

8

Telekamera HiRISE e Mars Reconnaissance Orbiter (MRO – anije kozmike shumë  funksionale e dizenjuar për observimin dhe eksplorimin e Marsit nga orbita), ka shkrepur këtë foto shkurtin e kaluar, pak më në jug të Polit të Veriut në planetin Mars. Imazhi i sapo nxjerrë  nga NASA shfaq një sërë dunash që të kujtojnë për nga forma, shkrimin e Kodit Mors. Nuk është hera e parë që shfaqen male të tilla rëre në planetin e kuq, por pozicioni i tyre të lë të kuptosh më në fund çfarë i ka modeluar.

Pozicioni i mbrojtur.

Dunat ndodhen në brendësi të një vorbulle rrethore, ndoshta një krater i vjetër, që ka kufizuar sasinë e rërave marsiane dhe ka ndikuar në aktivitetin e erërave. Dunat më të gjata dhe lineare shkaktohen nga veprimi i erërave në dy drejtime, që fryjnë pingul me relievin.

Dunat “Pikësore” të ashtuquajtura duna gjysëmhënore, janë në fakt rezultati i ndërprerjes së këtij procesi, edhe pse dinamikat e formimit të tyre nuk janë të qarta (prandaj MRO-ja u përqendrua mbi to).

Formimi i dunave në Mars është një fushë studimi nxitëse, sepse mungesa e sasive të mëdha të ujit në planet lejon të studiohen veprimet e erërave, gjë që në Tokë nuk është e mundur.

Përsa i  përket ngjashmërisë me Kodin Mors, Veronica Bray, specialiste e Hirise-s ka analizuar fotot e zonës dhe është përpjekur të përkthejë kuptimin e alfabetit Mors të dunave marsiane.

Ja mesazhi që ka dalë:

NEE NED ZB 6TNN DEIBEDH SIEFI EBEEE SSIEI ESEE SEEE !!

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button