Motivuese

“Koha nuk e ndryshon mënyrën e të dashuruarit”. Mesazhi domethënës që na jep një gjyshe

Në këtë artikull ju sjellim një bisedë mes një nipi dhe gjyshes së tij, bisedë e shkëputur nga interneti. Dallohet qartë se nipi kërkon ta bindë nënën e vet se kohërat kanë ndryshuar dhe se tashmë njerëzit nuk martohen pa pasur lekë dhe të ardhme të sigurtë, ndërkohë që gjyshja është martuar me gjyshin e tij vetëm me një karamele si propozim martese. Padyshim që kjo bisedë të bën të reflektosh gjatë dhe mesazhi që në fund jep gjyshja, është tepër domethënës.

“Gjyshi yt më ka kërkuar të martoheshim me një karamele. Nuk kishim asgjë në atë kohë, ai u ul në gjunjë dhe më tha: “Nuk kam gjë tjetër aktualisht, vetëm një karamele, por nëse do mund ta ndërtojmë gjithçka bashkë”.

“Ti çfarë i the?”

“Unë hapa karamelen, e ndava në dy pjesë dhe e hëngra bashkë me të. Nga ai moment kemi ndarë gjithçka bashkë. Kemi pasur rëniet tona, jemi ringritur, ama gjithmonë ia kemi dalë mbanë bashkë. Të dy bashkë. Kemi jetuar momente të vështira, kemi pasur lodhje, por kemi qenë përherë aty për njëri tjetrin”.

“Ishin kohëra të tjera ato, gjyshe”.

“Koha nuk e ndryshon mënyrën e të dashuruarit. Ajo që ka ndryshuar, është se për momentin nuk ka shembuj të bukur për t’u marrë parasysh. Tani kanë frikë për çdo gjë. Nuk martohen, sepse kanë frikë të punojnë të dy për ta ndërtuar gjithçka vetë nga e para. Sapo zihen, ndahen, sepse mendja u shkon për të gjetur dikë më të mirë. Kërkojnë perfeksionin, a thua se perfeksioni ekziston.
Ju të rinjtë bëni kaq shumë shfaqje, unaza me dhjetëra karatë, video të ekzagjeruara me propozimin e martesës dhe ndërkohë e humbni momentin e bukur të propozimit. Ai është momenti më i bukur, më intimi dhe që do e mbani mend për gjithë jetën tuaj.
Këto gjëra ju mungojnë. Guximi për ta jetuar jetën pa frikë dhe dashuria për atë që është personi tjetër, jo për atë si doni të jetë. Kam 71 vite që jetoj me gjyshin tënd dhe gjithçka ka nisur me një karamele”.

Back to top button