Shkence

Kolonët e Marsit mund të jetojnë në banesa eskimezësh?

Nëse njerëzit vendosen ndonjëherë në Mars, ata do të kenë nevojë për strehim të përshtatshëm, për t’u mbrojtur nga rrezatimi dhe temperaturat ekstreme. Një studim i ri nga NASA ka propozuar që një nga materialet më të mira për përdorim të jetë akulli. I njohur si Kubeja e Akullt Marsiane, një guaskë e lehtë me ujë të ngrirë do të ndërtohet nga robotët, dhe kur kolonizuesit e Marsit do të duhet të kthehen në Tokë, ajo mund të konvertohet potencialisht në lëndë djegëse për raketa, ose të përdoret si rezervuar. Ajo do u mundësojë astronautëve të qëndrojnë për më shumë kohë, se sa qëndruan në misionet Apollo në Hënë, dhe një ditë mund të ofrojë një strehë të përkohshme për koloni të përhershme në planetin e kuq. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button