Komplote

Komplotet e fuqive të vogla: Sekretet e Dhomës 14

Screen Shot 2015-11-12 at 00.23.50

Kur politikanët japonezë filluan të flasin mbi zgjerimin territorial, si një zgjidhje për problemet ekonomike të vendit, holandezët u bënë gjithnjë e më të shqetësuar në lidhje me kërcënimin potencial për kolonisë së saj të Indive Lindore, tejet e pasur me naftë.  Shërbimi i Çështjeve të Azisë Lindore, e kuptoi se njohuritë e tij mbi qëllimet dhe aftësitë e japonezëve ishte shumë të kufizuara, ndaj ai kishte nevojë për një informacion më të plotë mbi ndërtimin e anijeve të Marinës Perandorake Japoneze, doktrinën taktike, dhe taktikat e trajnimit.

Një radiostacion vëzhgues u ngrit në Batavia, për të dëgjuar komunikimet detare të Britanisë së Madhe, SHBA, Francës dhe Japonisë, ndonëse vetëm kjo e fundit ishte në qendër të vëmendjes së tyre. Oficerët holandezë të marines, filluan të studiojnë edhe gjuhën japoneze, si dhe artin e kriptimit.

Në vitin 1934, lejtnant-komandantin JFW Nuboer u bë kreu i një seksion të ri të inteligjencës së Marinës Mbretërore të Holandës në Batavia. Ai qe në gjendje të përdorte “një-njeri-tru-përpunues” për të thyer kodet detare japoneze, e për të prodhuar një panoramë të saktë të planit të betejës të marinës japoneze, si dhe ndjekur lëvizjet individuale të anijeve, përmes interceptimit të raporteve mbi motin që tregonin emrat dhe pozicionet e mjeteve.

Pjesa më e madhe e punës u krye në qendrën kriptografike në Bandoeng në “Dhomën 14”. Aty Nuboer dhe ekipi i tij thyen “.” (emri i tyre për kodin japonez, për shkak se ishte simboli në fund të çdo rreshti të koduar në një mesazh). “.” ishte kriptimi bazë për marinën japoneze, i njohur më vonë nga amerikanët si “Kodi Blu”.

Por holandezët  e thyen atë për herë të pare, pasi kapën një telegram të koduar nga një skuadron trajnimi japonez, që po largohej nga Singapori në vitin 1935. Holandezët qenë ndërkaq në gjendje për të përcaktuar se kodet anijeve, ishin të renditura sipas datave të tyre të prodhimit dhe se lista e emrave gjeografike ishte renditur duke krahasuar vendndodhjet e tyre aktuale në Tokio.

Një zbulim i madh i mëtejshëm, u bë kur një anije pranë Formozas dërgoi dy mesazhe të koduara, pothuajse identike. Ky aktivitet i ndihmoi holandezët të parashikonin me saktësi synimet japoneze dhe deri lëvizjet e tyre, deri kur Nuboer u zëvendësua nga një oficer tjetër, në një kohë që  edhe japonezët i ndryshuan kodet e kohës së luftës që të ishin më të sigurtë. Pas vitit 1937, shumica e informacionit mbi lëvizjet e marinës japoneze, vinte nga nëndetëset apo vëzhgimi ajror./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button