Muzike

Koncerti i Coldplay në realitet virtual

Realiteti virtual bën fansat e Coldplay në gjithë botën, të mos shqetësohen për pengesat online. Për ndalesën e 17 gushtit, nga Çikago, mund të jeni brenda koncertit të grupit të udhëhequr nga Chris Martin, në sajë të Samsung Gear VR. Një përvojë fantastike, muzikore dhe teknologjike, 360 gradë dhe praktikisht në rreshtin e parë. Ajo do të jetë e mundur për fansat nga 51 vende, mjafton të kenë pajisjen e Samsung, një telefon kompatibël dhe duke shkarkuar aplikacionin. LiveStream do të jetë në dispozicion për 24 orë pas koncertit.

Një pioniere në këtë fushë ishte Bjork: Këngëtarja islandeze ka përjetuar tashmë realitetin virtual për video muzikore, si dhe për spektaklet e drejtpërdrejta. Kanë besuar edhe U2: Apple së bashku me grupin irlandez nxorrën videon e këngës “A song for someone”, duke përdorur një teknikë të kamera 360 gradë.

Industria e muzikës dhe e biznesit po ndryshon me teknologjinë, falë programeve që automatikisht sjellin artistët në kontakt me fansat. Dhe të mendosh që në fillim ishin hologramet, riprodhimi tre-dimensional i një figure. Në Coachella festival 2012 reperi dhe producenti Dr. Dre dhe Snoop Dog ringjallën praktikisht Tupac Shakur, reperin nga Kalifornia që vra në vitin 1996. /Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button