Shendeti

Konfirmohet një lidhje mes alkoolit dhe 10 lloje kancerash

Për shumë kohë alkooli ka qenë lidhur vetëm me sëmundjen e kancerit të mëlçisë, por efektet kancerogjene të tij shkojnë shumë më larg dhe mund të prekin organe të ndryshme. Fillimisht u zbulua se alkooli shkakton 7 tipe të ndryshme kanceri: në gojë, fyt, laring, ezofag, mëlçi, zorrë të trashë dhe të hollë si dhe në gji. Tani Shoqata Amerikane e Oknologjisë Klinike (ASCO) ka ratifikuar këto gjetje dhe thotë se prek organe të ndryshme. Alkooli është një substancë që gjeneron kancer, por deri tani nuk ishte bërë lidhja formale mes tij dhe kësaj sëmundje. ASCO konfirmon se përveç lidhjes së alkoolit me kancerin e gojës, fytit, kordave vokale, zorrës, mëlçisë dhe gjirit janë gjetur mjaftueshëm evidenca për të sugjeruar se ai fshihet edhe pas kancerit të pankreasit, stomakut dhe disa tipeve të tjera. Me rritjen e konsumimit të tij rritet edhe mundësia e prekshmërisë. Për kancerin e kokës, të qafës si dhe të ezofagut, produkti i degradimit të alkoolit (acetaldehíd, që është një carcinógjen i njohur) prek direkt indet kur konsumohet një pije alkoolike. Kanceri i mëlçisë, i shtati në rradhitje për vdekshmërinë, ndodh si pasojë e cirozës kur qelizat e shëndetshme zëvendësohen me ato qeliza të indeve cikatriciale të dëmtuara që mund të shndrrohen në kancerogjene. Ka disa lloje kancerash të mëlçisë si carcinoma hepatocelulare, kolangiokarcinoma intrahepatike (kanceri i rrugëve biliare), angiosarkoma, hemangiosarkoma dhe hepatoblastoma. Nga ana tjetër alkooli ndërhyn në përthithjen e folatit që është kritik për zhvillimin e kancerit të zorrës. Përsa i përket kancerit të gjirit specialistët thonë se është provuar se alkooli rrit nivelin e estrogjenit dhe kjo i vë gratë në një rrisk të madh, i ekspozon ato ndaj kësaj sëmundje. Gratë që konsumojnë alkool kanë 5% më shumë mundësi për t’u prekur nga kancer i gjirit në periudhën paramenopauzë dhe 9% më shumë për t’u prekur pas menopauzës. Sipas mjekëve ka një lidhje mes sasisë, cilësisë dhe zakoneve të përditshme. Konsumimi i tepërt, cilësia e keqe e alkoolit dhe zakonet e këqija janë faktorë kryesorë në zhvillimin e kësaj sëmundje. Tjetër fakt është se alkooli rrit efektin karcinogen të duhanit. Përfundimisht rekomandohet një gotë alkool ose më pak për gratë dhe dy ose më pak për meshkujt.

 

Leave a Reply

Back to top button