Rreth 2500 vjet më parë ndodhi një gjë e jashtëzakonshme: mes shekujve VI dhe III para Krishtit, në të gjithë botën njerëzit nisën të ngrejnë pyetje themelore mbi ekzistencën. E bënë në Greqi filozofët si Herakliti, Sokrati dhe Platoni, duke hedhur themelet e kulturës perëndimore. E bënë në Kinë mendimtarë po aq brilantë, të cilët megjithatë, të njëjtave pyetje u dhanë përgjigje të ndryshme, duke zhvilluar një tjetër mënyrë të të parit të botës. Tre emra spikasin mbi të gjithë: Konfuci, Laotse dhe Sun Tzu.
Mendimi oriental i ka rrënjët në përzierjen mes doktrinës morale të të parit, fesë së themeluar nga i dyti (daoizmi, ose taoizmi) dhe strategjive të sjelljes të sugjeruara nga i treti (në traktatin e famshëm “Arti i luftës”). Por edhe nga mendimet e një princi indian që, në të njëjtën periudhë kyçe të historisë së njerëzimit, i përkushtohej meditimit: quhej Siddhartha Gautama, dhe sot njihet më mirë si Buddha, i Iluminuari.
Entuziasëm intelektual
“Në Kinë, periudha boshtore (kështu filozofi gjerman Karl Jaspers e quante epokën e “pyetjeve të mëdha”) korrespondon…
[real3dflipbook id=”1091″] |