Analiza

Konfuzioni dhe furtuna e përsosur

Lidership në tërheqje lidhur vlerat dhe dominimin e borxhit në ekonomi

Obama shqetesimNë 70 vitet që përkojnë nga fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk kishte ndonjëherë në marrëdhëniet ndërkombëtare një koniukturë me çrregullsi kaq të fortë si kjo aktualja. Në një zonë vendimtare të botës me ndërlidhje të fortë dhe me dendësi të lartë bërthamore, kanë zbritur një numër i madh konfliktesh mizore: Ukrainë, Libi, Sahara e përreth, Nigeri, Somali e Kenia, Liqenet e Mëdhenj dhe Zaire, Gaza, Siri e Irak, Afganistan. Në Lindjen e Largme, nga Koreja e Veriut në Birmani, tensioni është shumë i lartë, edhe pse nën pragun e luftës. Ekonomi të ndryshme janë në emergjencë, prej borxhit (Argjentinë, Europë e jugut) apo prej sanksioneve (Rusi, Iran). Pa shembjes së disiplinës të vendosur nëpërmjet frikësuesit bërthamor nga Lufta e Ftohtë që i rreshtonte shtetet në kampe të kundërvëna njëri me tjetrin dhe pas ezaurimit të sistemimit unipolar pasues, të menaxhuar me ekuilibër nga presidencat Bush senior dhe Clinton, nuk ravijëzohet sot një kuadër stabiliteti i ri, por inaugurohet një fazë paqartësie në rritje që kulmon në vitin 2008 me shpërthimin e një krize financiare të rangut planetar dhe me ardhjen në presidencën amerikane të demokratit Barack Obama.
Procesi, si premisë dhe si faktor shkaktues, që mbështet dinamikën e konfuzionit politik është integrimi botëror i tregjeve, i sistemeve produktive, i aktiviteteve financiare: globalizimi implikon me shumë subjekte politike në gjendje që t’u japin shkallë operative dhe resurse objektivave të veta, më shumë interesa dhe më shumë tema veprimi të futura në arenën ndërkombëtare, më shumë ngjarje të afta që të interferojnë në marrëdhëniet midis shteteve. Është një hop kompleksiteti që bart me vete rritje të paqartësisë (domethënë të rrezikut) dhe, për të qenë trajtuar dhe për të qenë i kryer me rregull, kërkon intensitet vendimmarrës në rritje: më shumë aftësi koalicioni, më shumë efikasitet adresimi strategjik, më shumë përgjegjësi. Megjithatë, me hyrjen e shekullit të ri, integrimi global merr një rrugë të ndryshme, bile të kundërt.
Në mënyrë të veçantë, dy elementë duket se e dobësojnë aftësinë vendimmarrëse, vizionin strategjik që shpreh politika në shkallë botërore. Në radhë të parë, forma e globalizimit është e modeluar gjithnjë e më shumë nga borxhi dhe i inkorporon kufizime, kushtëzime, reflekse hierarkike: mbikapaciteti prodhues, që ushqehet me hyrjen në tregje e shumë subjekteve të reja të shtyrë nga energji të freskëta, mëshon për të hapur rrugën e kreditimit atij që blen, mbi të gjitha familjeve; premtimet e teknoogjisë, të apmplifikuara nga sukseset e revolucionit dixhital, tërheqin në shumë shtete investimet e bizneseve dhe e frynë tejmase vlerën e asteve të tyre; së fundi, paqëndrueshmëria politike e lidhur me brishtësinë e skemës unipolare dhe ngarkesa në rritje (demografike dhe ideale) e shtetit social në vendet më të pasura e zgjerojnë shpenzimin publik (ushtarak, social, shëndetësor) përtej limiteve të taksimit fiskal socialisht të pranueshme.
Borxhi është në kundërvënie me lirinë krijuese e strategjisë politike: implikon detyrime, krijon varësi, ngurtëson veprimin. Në disa raste paraformohen të njëjtat marrëdhënie midis shteteve: ndodh midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ose në brendësi të Bashkimit Europian, që gjithnjë e më shumë konfigurohet si një Bashkim i borxhit, sidomos midis Gjermanisë dhe borxhlinjve të mëdhenj (Italia në radhë të parë). Bëhet më kompleks risistemimi i forcës që shplekset në fillimin e mijëvjeçarit kur skema unipolar shfaq pamundësinë e saj për të mbajtur një rend të qëndrueshëm.
Në radhë të dytë, me zgjedhjen në presidencën e Shteteve të Bashkuara e Barack Obama (2008) vendi lider zgjedh që të lërë të bjerë, pa e mbrojtur, skema unipolar tashmë e copëzuar dhe të mos paraqitet më si balancues force dhe zgjidhës krizash, duke hequr dorë nga ai rol prej përgjegjësi global të rendit ndërkombëtar që kishte marrë të paktën qysh nga viti 1946. Mund të rreshtohen shumë motive për shpjegimin e një kthese kaq rrënjësore: kostot e mëdha dhe rezultatet e dobëta të përgjegjësisë globale në epokën unipolare; kufizimet e bilancit gjithnjë e më të forta; një prirje, gjerësisht e përhapur në jetën sociale, për t’u tërhequr mbi një interpretim më të ngushtë të horizontit kombëtar dhe të projektimit nga jashtë të tij; së fundi, ndoshta më i rëndësishmi nga të gjithë, imponimi progresiv në elitën amerikane i një vetëpërfaqësimi bujar, më pak të përqëndruar mbi forcën sesa mbi estetikën e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë elektorale.
Për fuqinë lider që vetëkufizohet ndryshojnë objektivat strategjikë dhe hierarkia. Në radhë të parë, humbasin peshë detyrimet e natyrshme në aleanca të bazuara mbi vizione qytetërimi të përbashkëta dhe fitojnë rëndësi linjat e veprimit të dnejkura nga Obama gjatë këtyre viteve: mbi të gjitha përdorimi i gjerë i delegimeve operative të transmetuara subjekteve më të ndryshme (Vëllazërisë Myslimane, Katarit, Francës, Turqisë) për të rregulluar situata konflikti të ndërlikuara me kosto amerikane (politike, financiare, imazhi) të ulura në minimum (leading from behind); kështu që apelimi, shumë u shpeshtë, për marrëveshje me armiqtë, domethënë me subjektet politike më të largëta për traditë ideale dhe objektiva fuqie, në mënyrë që të gjejë apo realizojë në situata komplekse rrugë të shkurtra apo zgjidhje të përshpejtuara (Irani për t’i dhënë ndonjë disiplinë kaosit të Lindjes së Mesme; Kina për të mbajtur nën kontroll emergjencën financiare); së fundi zhvlerësimi i aleatëve të vjetër (Arabia Saudite, Izraeli, Europa) të shtrënguar, kur Shtetet e Bashkuara u hapen armiqve apo papritmas ndryshojnë objektiv, që të reduktojnë ambicie, strategji, impulse autonome. Në radhë të dytë shtrihet përdorimi i shtrëngimit financiar të manovruar në modalitete të ndryshme (sanksione, marrëveshje bilaterale, promovim zonash tregtare) si levë për të disiplinuar qëndrimet e aleatëve dhe të armiqve: ndërlidhja në rritje e tregjeve u sjell dëme të çdo lloji pothuajse çdo subjekti politik kundër Shtetet e Bashkuara bëjnë frikësim në aspektin ku më i madh është disekuilibri i forcës në favorin  e tyre (rol i dollarit, dimensione të operacioneve). Veç kësaj, instrumenti financiar – i painfektuar, jo i drejtpërdrejtë, i ndërmjetësuar nga filtra juridikë – është me përdorim shumë komod: kosto të ulëta, impakt imazhi të vogël, përgjegjësi e reduktuar.
Në sistemin ndërkombëtar reduktimi i përgjegjësisë së fuqisë lider dhe ngurtësia e globalizmit të modeluar nga borxhi provokojnë efekte zinxhir: pakësohen dhe lodhen nyjet afatgjata (për më tepër të bazuara mbi lidhje ideale, domethënë qytetërimi) dhe mbizotërojnë afinitete kontingjente të përcaktuara nga interesa koniukturale; aleancat formohen dhe prishen me lehtësi dhe shpejtësi të madhe; kufizimet e vendosura ndaj subjekteve janë më të ndryshueshëm dhe koeficienti i parashikueshmërisë së sistemit zbret; të sapoardhurit kanë fushë më të madhe për të operuar; shtetet tregtare si Kina dhe Gjermania, të organizuara për të gjeneruar suficit dhe, për pasojë, të vendosur në pozicion të favorshëm në hierarkinë e borxhit, zbulojnë se kanë shanset më të mira për të shfrytëzuar për qëllime fuqie shformimin e gjerë në zhvillim të raporteve.
Kina sillet si hegjemonisti potencial i së nesërmes: bëhet gjithnjë e më shumë agresive në oborrin e shtëpisë, e rrit pa mbarim numrin e shteteve të bërë klientë (o si bartës të lëndëve të para, o si etapa bregdetare të një ekspansioni detar drejt perëndimit: varësja e perlave), shmang lidhjen e aleancave të qëndrueshme dhe kultivon thelbësisht lidhje konvenience (tregtare me Gjermaninë, financiare me Shtetet e Bashkuara, energjetike me Rusinë apo me Iranin). Për një numër të madh shtetesh është një partner i bezdisshëm, por, duke pasur parasysh kufizimet ekonomike, i detyruar. Gjermania, duke tundur si një armë shtrëngimi aparatin normativ të Bashkimit Europian që në Maastricht, prej një gabimi politik dramatik François Mitterrand ia kish dhuruar me idenë e ndërtimit të një kafazi për ekonominë më të fortë të kontinentit dhe me rezultatin në vend që t’i jepte një avantazh të mëtejshëm, synon që ta transformojë zonën evropiane nga një vend integrimi paritar në një fushë me hegjemoni kombëtare (suficit të lartë dhe konstant, monedhë e fortë me masë, lidhje komplementare me sens uni) që i ul ekonomitë fqinje në apendikse tributare. Kështjella Europë, e normalizuar sipas një kanuni teutonik, bëhet e pavarur nga koordinimi atlantik dhe e synon ekspansionin e saj drejt lindjes duke kërkuar që të adresojë – falë edhe darës kineze – mjedisin sllav (siç e do tradita).

Humbësit e statuskuosë
Kush në fakt e pëson janë shtetet që ose e kanë të përcaktuar përgjithmonë pozicionin e tyre në lidhje me veprimin  e markës strategjike të Shteteve të Bashkuara, ose e kanë përdorur në prizmin e balancimit ndaj forcave të tjera konsistente. Të gjitha shtetet kryesore evropiane pësojna disavantazhe për shkak të impiantit të merkantilizmit delfacionist në fuqi, prej vullnetit të Gjermanisë, në Bashkimin Europian: kjo rezulton jo vetëm në kontraktimin e ekonomive të deformuara nga modeli, por edhe në reduktimin e hapësirave politike të provokuara nga përplasja perspektive me Shtetet e Bashkuara. Has vështirësi në rritje Pakti Transatlantik për Tregtinë, proliferojnë nga Katalonja në Skoci impulset shkëputëse brend kufijve kombëtarë, Britania e Madhe është shtyrë në pragun e daljes nga Bashkimi Europian, fitojnë avantazh në shumë vende ndjenjat antieuropiane, sistemohet në prizëm konflikti raporti themelor me Rusinë. Dhe është Moska pikërisht fuqia vërtet e dëmtuar nga largimi prej përgjegjësisë i Shteteve të Bashkuara. E vënë në tension konfliktual me bekgraundin themelor europian të saj dhe e nëpërkëmbur nga miopia strategjike amerikane që e konsideron një partner minoritar të destinuar deri më tani të vuajë humbjen historike të vitit 1991, ajo ndjehet e detyruar që të bëjë marrëdhënie lidhur me lëndët e para dhe hapësirën aziatike me Kinën, e cila në realitet është antagonisti strategjik i saj.
Janë të dukshëm rreziqet e një situatë që fragmentohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga ana perëndimore. I pari, ndoshta më i rëndi në perspektivë, është fraktura në botën atlantike, me Gjermaninë e cila, pasi ka vënë në rresht Europën, mendon që ta ruajë më mirë interesin kombëtar – të ripërcaktuar nga forcimi ekonomik – nëpërmjet një strategjie aleancash kontingjente, si me bazë tregtare (Kina), ashtu edhe me frymëmarrje historike (Rusia). I dyti është largimi nga perëndimi i Rusisë që ka mundësi do ta konsiderojë të pafat një rezultat të tillë, por sigurisht në është e gatshme ta paguajë pafund rënien e Bashkimit Sovjetik: kozmosi perëndimor, i bashkuar së fundmi nga rrënjët kristiane, copëzohet në pjesë të ndryshme që vijnë e përplasen pa një vizion strategjik. Zbret prapa në kohë tradita e marrëveshjes midis ndonjë fuqie kristiane dhe turqve: megjithatë, sot bota nuk është më e përfshirë brenda kufijve të Europës dhe përplasje e qytetërimee do t’u vijë për mbarë një numri subjektesh gjithnjë e më të madh. Rreziku i fundit është avantazhi i madh strategjik të dhënë në çrregullimin aktual Kinës që, e pajisur me raportin e privilegjuar (mbi bazë financiare) me Shtetet e Bashkuara, mund të t’i shtojë të tjerë – në formë kumulative apo selektive – me Gjermaninë dhe partnerët më të vegjël të saj në Europë dhe me Rusinë.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA
BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button