Mjekët në Japoni kanë paralajmëruar se sistemi mjekësor i vendit mund të shembet në mes të një valë rastesh të reja të koronavirusit. Dhomat e urgjencës nuk kanë qenë në gjendje të trajtojnë disa pacientë me gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të barrës shtesë të shkaktuar nga virusi, thonë zyrtarët.
Japonia, e cila fillimisht dukej se kishte virusin nën kontroll, kaloi 10,000 raste të konfirmuara të shtunën.Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 dhe kryeqyteti Tokio mbetet zona më e prekur.
Grupe mjekësh po ndihmojnë spitalet me testimin e pacientëve të mundshëm me koronavirus në mënyrë që të lehtësojnë një pjesë të presionit mbi sistemin shëndetësor, thonë zyrtarët.
“Kjo është për të parandaluar shkatërrimin e sistemit mjekësor”, tha Konoshin Tamura, nënkryetari i një shoqate të GP, për agjencinë e lajmeve Reuters.”Të gjithë duhet të ofrojmë ndihmë. Përndryshe, spitalet do të shkatërroheshin,” shtoi ai.
Ky është një paralajmërim i rreptë.
Dy oranizatata mjekësore thanë që shpërthimi i koronavirusit po zvogëlonte aftësinë e spitaleve të Japonisë për të trajtuar urgjenca të tjera serioze mjekësore.Spitalet tashmë po largojnë pacientët, dhe e gjithë kjo ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 mbetet relativisht i ulët në krahasim me vendet e tjera.
Mjekët janë ankuar për mungesë të pajisjeve mbrojtëse, të cilat sugjerojnë se Japonia nuk është përgatitur mirë për virusin. Ndërkohë, kryeministri Shinzo Abe është kritikuar për mos vendosjen e kufizimeve për të trajtuar më shpejt shpërthimin nga frika se mund të dëmtojnë ekonominë.
Qeveria e tij nuk ka rënë dakort me guvernatorin e Tokios, i cili dëshironte që masa më të ashpra të vendoseshin më shpejt.Vetëm të enjten, .Abe vendosi gjendje të jashtëzakonshme për të gjithë vendin.
BBC/bota.al