Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn tha se aplikacioni i vendit të tij do të ishte gati për t’u shkarkuar brenda tre deri në katër javë.
Ndërkohë, Australia dhe Danimarka planifikojnë të kenë aplikacionet brenda dy javësh.Kryeministri Australian Scott Morrison tha se përdorimi i aplikacionit do të ishte vullnetar si fillim – por ai nuk e përjashtoi bërjen e detyrueshme.
Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve të personave me koronavirus janë duke u zhvilluar nga disa vende të botës.Ata zakonisht përdorin Bluetooth ose të dhëna satelitore për të regjistruar se me kë ka qenë një person afër.Ai informacion më pas mund të përdoret për të njoftuar përdoruesit e aplikacionit nëse dikush që ata kanë takuar është sëmurur me Covid-19 dhe deklaron statusin e tyre në aplikacion.
Por një teknologji e tillë e gjurmimit ka ngritur shqetësime se të dhënat mund të keqpërdoret për mbikëqyrje masive, duke pasur parasysh pjesën e madhe të popullsisë që duhet ta instalojë atë që të funksionojë në mënyrë efektive.
Australia kërkon të mbështesë një aplikacion ekzistues të quajtur TraceTogether, i cili tashmë është vendosur në Singapor. Morrison tha që qeveria e tij ishte duke përfunduar çështjet ligjore që lidhen me privatësinë.
Ai nuk pranoi të thotë nëse përdorimi i aplikacionit do të bëhej i detyrueshëm në të ardhmen
“Unë do t’u bëj thirrje australianëve ta bëjnë këtë gjë sinqerisht, si një çështje e shërbimit kombëtar,” i tha Morrison në radio Triple M.
“Kjo do të ishte diçka që ata nuk mund të bënin normalisht në një kohë të zakonshme, por kjo nuk është një kohë e zakonshme.Nëse shkarkoni këtë aplikacion, do të ndihmoni për të shpëtuar jetën e dikujt”. / BBC-bota.al