Uncategorized

Koronavirusi do të vrasë më shumë amerikanë, sesa lufta në Vietnam

Ne kemi arritur në një pikë të tmerrshëm, ku trupat e pajetë janë duke u transportuar me kamion.

Më shumë se 50,000 kanë vdekur deri tani nga koronavirusi në SH.B.A. Edhe nëse supozojmë se jemi në majën e kurbës, dhjetëra e mijëra të tjerë do të vdesin. Javën e ardhshme, numri i vdekjeve në SHBA nga Covid-19 do ti kalojë 58,000njerëz që është numri i personave që vdiqën gjate një dekade lufte në Vietnam. Edhe nëse nuk njihni dikë që ka vdekur nga kjo sëmundje, mund të jeni i sigurt që numri i vdekjeve do të përfshijë të afërm të njerëzve për të cilët keni dëgjuar.

Të vdekurit nuk janë të gjithë të moshuar. Viktima e parë e koronavirusit në Amerikanë ishte një grua në gjëndje të mirë shëndetsor. Dhe ka shumë të dhëna të reja që sugjerojnë që shumë më tepër njerëz janë infektuar sesa mendohej më parë. Studiuesit e Universitetit Verilindor sugjerojnë që deri më 1 mars, kur personi i parë me koronavirus u konfirmua në New York, më shumë se 10,000persona ishin infektuar tashmë.

Vendi vazhdon të përpiqet të kuptojë se si të përballojë humbjen tragjike njerëzore në shkallë lufte kombinuar me humbjen e vazhdueshme ekonomike.  Një përqindje tronditëse e amerikanëve tani janë të papunë. Janë rregjistruar rreth 26.5 milion kërkesa gjatë 5 javëve të fundit për të marrë përfitimet e papunësisë.

Njerëzit kanë nevojë për qeveritë e tyre lokale dhe shtetërore tani më shumë se kurrë. Ata do të kenë nevojë të marrin shërbime tani që nuk kanë mundësi të paguajnë taksat dhe ata do të kenë nevojë për udhëzimine, gjë që është kaq e rëndësishme në një vend të madh me më shumë se 300 milion njerëz.

E gjitha kjo mund të ndjehet që tani – do të vendosen shumë jetë në rrezik. Kjo pa llogaritur njerëzit që do të vdesin nga efektet ekonomike. Do të ketë vetëvrasje për shkak të kësaj. Njerëzit nuk do të arrijnë të shkojnë në spital. Do të ketë vdekje nga dëshpërimi.

Daniel Burke i CNN, i cili mbulon temat fetare, ka bërë një shkrim shumë të mirë për idenë e sakrificës për të mirën më të madhe.

Është e rrezikshme, shkruan ai, sepse sakrifica nuk do të ndihet në mënyrë të barabartë në të gjithë shoqërinë. Por gjithashtu, “një nga problemet më të mëdha me utilitarizmin është lehtësia me të cilën ajo trajton jetën individuale si mjete të thjeshta për qëllime shoqërore”.

Pra: A duhet jeta – vetëm të trumbetojë lirinë dhe ndjekjen e lumturisë?

Ne të gjithë po përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Analizë nga Zachary B. Wolf, CNN – Bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button