Maskat, dorashkat dhe mjetet e tjera mbrojtëse janë të rëndësishme për të ndaluar përhapjen e virusit – por vetëm në rrethanat e duhura.
Pse jo të gjithë nuk mund të vendosin maska?
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vendosur që maskat mjeksore duhet të përdoren vetëm nga punonjësit e shëndetësisë dhe jo nga publiku i gjerë. Vetëm 2 lloje grupesh duhet të vendosin maska: ata që kanë simptoma dhe ata që kujdesen për persona që dyshohet të kenë koronavirus.
Maskat nuk rekomandohen për publikun e gjerë sepse ato mund të kontaminohen nga e kollitura apo e teshtirura e njerëzve të tjerë kur vihen dhe hiqen nga fytyra, larja e shpeshtë e duarve dhe distancimi social janë më efektive dhe maskat mund të japin një ndjesi të rreme sigurie.
A funksionojnë maskat e bëra vetë në shtëpi?
Amerikanëve iu është sugjeruar të përdorin rrobë të pastër në fytyrë kur dalin, kjo për shkak dhe se personeli spitalor po përballet me vështirësi në numrin e maskave në dispozicion. Vetëm të sëmurëve dhe atyre që kujdesen për të sëmurët iu është kërkuar që të vendosin maska.
Gjithashty ka shumë këshilla në internet se si mund të pregatitet një maskë në shtëpi, megjithëse këto lloj maskash ende nuk e kanë kaluar standardin e sigurisë siç e kanë maskat mjekësore.
Cili është lloji më i mirë i maskave?
Në spitale të ndryshme përdoren lloje të ndryshme maskash. Maskat më mbrojtëse janë ato të llojit FFP3 ose N95 ose FFP2.
Ekspertët nuk rekomandojnë që publiku të përdorë këto lloj maskash, ato janë vetëm për punonjësit e shëndetësisë që janë në kontakt të afërt me të sëmurët.
Çfarë tjetër mund të nga mbrojë nga virusi?
Publikut të gjerë gjithashtu nuk i rekomandohet përdorimi i dorashkave. Për tu mbrojtur nga koronavirusi, sugjerohet:
- Larja e duarve me ujë dhe me sapun shumë shpesh dhe menjëherë pasi kthehesh në shtëpi.
- Përdorimi i xhelit (larës duarsh) nëse nuk është e mundur larja me ujë dhe sapun.
- Mbulimi i gojës dhe hundëve me një kartpecetë ose me atë të parakrahur kur teshtin apo kollitesh dhe jo me duar.
- Vendosja e kartpecetës menjëherë në koshin e plehrave pasi kollitesh apo teshtin.
- Nuk duhet të preken sytë, hunda apo goja me dorë, nëse duart nuk janë të pastra.
BBC/bota.al