Uncategorized

Koronavirusi: SHBA mund të ndalojë fondet për OBSH

Presidenti amerikan Donald Trump tha do të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sepse ka “dështuar në detyrën e saj themelore” në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Ai akuzoi agjencinë e UN për keqmenaxhim dhe fshehjen e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë, dhe tha se kjo organizatë duhet të mbajë përgjegjësi.

Si përgjigje, shefi i UN tha “se nuk ishte koha” për të shkurtuar fondet në OBSH.

Trump ka qenë nën akuza për mënyrën e trajtimit të pandemisë.Ai ka devijuar kritikat e vazhdueshme që ka vepruar shumë ngadalë për të ndaluar përhapjen e virusit duke treguar vendimin e tij në fund të janarit për të vendosur kufizime në udhëtimet nga Kina.Ai ka akuzuar OBSH që ka “kritikuar” atë vendim dhe se ishte e njëanshëme ndaj Kinës në përgjithësi.

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa një rishikim është bërë për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha zoti Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të martën.

SHBA janë financuesit më të mëdhenj të       OBSH duke financuar më shumë se 400 milion dollarë në vitin 2019. Vendimi se  nëse SHBA do të rifillojë fondet do të merret pas procesit të rishikimit, për të cilin Trump tha se do të zgjaste 60 deri 90 ditë.

OBSH akoma nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkohet “në solidaritet për të ndaluar këtë virus”.

“Kam besimin se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi ka rol shumë të rëndësishëm për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë shkruajti në tëitter se forcimi i OBSH-së “nën-financuar” ishte një nga investimet më të mira që mund të bëhen në këtë kohë.

BBC/bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button