- Në shekullin 13, 30 mijë fëmijë u nisën në atë që sot njihet si Kryqëzata e Fëmijëve. Ata ishin të bindur se Zoti do i lejonte të rimerrnin tokën e Shenjtë pa incidente, por shumica vdiqën gjatë udhëtimit, ose us hitën si skllevër.
- Në Egjiptin e Lashtë, shërbëtorët lyheshin me mjaltë, për të larguar grenxat nga Faraoni.
- Kur ndërronin jetë, disa faraonë futeshin në varr bashkë me shërbëtorë, qen e mace dhe konkubina. Këta të fundit ishin të gjithë gjallë.
- Romakët e përdornin urinën për të shpëlarë gojën.
- Në vitin 1788, ushtria austriake sulmoi vetveten dhe humbi 10 mijë vetë.
- Para se të bëhej Papë, Piu II shkruajti një libër erotik shumë popullor, “Rrëfim për dy dashnorë”.
- Njerëzit varroseshin të gjallë kaq shpesh në shekullin 19, saqë shpikësit patentuan disa lloje arkëmortesh që u jepnin “të vdekurve” aftësinë të lajmëronin ata që ishin mbi tokë, se ishin ende gjallë.
- Afro 750 mijë vetë vdiqën gjatë Luftës Civile, ose më shumë se 2.5% e popullsisë së Amerikës në atë kohë.
- Në Mesjetë, të akuzuarve u kërkohej shpesh të fusnin krahun në një kazan me ujë që ziente. Nëse krahu dilte pa plagë besohej se i mbronte Zoti, e si pasojë, ishin të pafajshëm.
- Kafshët nxirreshin në gjyq në mesjetë dhe vazhdimisht dënoheshin me ngordhje./Bota.al
1 minute read