Horizonti.al

Krejt të pabesueshme! Nga kryqëzata e fëmijëve, tek libri erotik i Papa Piut

figura

  1. Në shekullin 13, 30 mijë fëmijë u nisën në atë që sot njihet si Kryqëzata e Fëmijëve. Ata ishin të bindur se Zoti do i lejonte të rimerrnin tokën e Shenjtë pa incidente, por shumica vdiqën gjatë udhëtimit, ose us hitën si skllevër.
  2. Në Egjiptin e Lashtë, shërbëtorët lyheshin me mjaltë, për të larguar grenxat nga Faraoni.
  3. Kur ndërronin jetë, disa faraonë futeshin në varr bashkë me shërbëtorë, qen e mace dhe konkubina. Këta të fundit ishin të gjithë gjallë.
  4. Romakët e përdornin urinën për të shpëlarë gojën.
  5. Në vitin 1788, ushtria austriake sulmoi vetveten dhe humbi 10 mijë vetë.
  6. Para se të bëhej Papë, Piu II shkruajti një libër erotik shumë popullor, “Rrëfim për dy dashnorë”.
  7. Njerëzit varroseshin të gjallë kaq shpesh në shekullin 19, saqë shpikësit patentuan disa lloje arkëmortesh që u jepnin “të vdekurve” aftësinë të lajmëronin ata që ishin mbi tokë, se ishin ende gjallë.
  8. Afro 750 mijë vetë vdiqën gjatë Luftës Civile, ose më shumë se 2.5% e popullsisë së Amerikës në atë kohë.
  9. Në Mesjetë, të akuzuarve u kërkohej shpesh të fusnin krahun në një kazan me ujë që ziente. Nëse krahu dilte pa plagë besohej se i mbronte Zoti, e si pasojë, ishin të pafajshëm.
  10. Kafshët nxirreshin në gjyq në mesjetë dhe vazhdimisht dënoheshin me ngordhje./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button