Bota

Kriza, retorika dhe zgjedhjet jopraktike të Merkel-Holond

Paraqitja e përbashkët para Parlamentit Evropian, vetëm sa nënvizoi sfidat e BE-së. Kur Miteran dhe Kol u takuan në Strasburg 26-vjet më parë, partneriteti franko-gjerman ishte motori që e shpuri integrimin përpara. Kjo nuk mund të thuhet më tani

Screen Shot 2015-10-10 at 09.33.30

Nga Matthew Karnitschnig

Shfaqja e parë e përbashkët e udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë në Parlamentin Evropian, që nga rënia e Murit të Berlinit, kishte për qëllim për të ofronte një bashkim rreth një vizioni të ri. Në vend të kësaj, Angela Merkel dhe Fransua Hollond, u shfaqën padashur si përkujtues të zymtë se pse BE-ja, sipas fjalëve të presidentit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, “nuk është në gjendje të mirë”.

Larg një modeli për të ardhmen e Evropës, të dy udhëheqësit ofruan pak më shumë sesa një ‘kapele të vjetër’. Me dy fjalime thuajse identike në ton dhe fushëveprim, ata u mbështetën në retorikën e njohur në lidhje me nevojën për “më shumë Evropë”, duke i shoqëruar vërejtjet e tyre me paralajmërimet e tmerrshme, se BE-ja mund të shpërbëhet nëse anëtarët e saj nuk e pranojnë integrimin më të thellë.

Mesazhi themelor, ishte se Europa ka nevojë jo për kursim, jo sepse e ardhmja është e ndritshme, por sepse alternativa është e keqe. “Debati nuk është për më pak apo më shumë Evropë”-tha Holond. “Ka të bëjë me forcimin ose fundin e Evropës. Po, fundin e Evropës, rikthimin në kufijtë kombëtarë, braktisjen e euros”.

Merkel i bëri jehonë të njëjtës temë, duke këmbëngulur se Evropa “nuk na ka çuar poshtë, por na ka ngjitur më lart”. Shqetësimi është se gjithnjë e më pak evropianë, janë duke e besuar këtë. Ndërsa Evropa po përballet me një sërë krizash, nga ajo ekonomike tek kriza humanitare, BE-ja është dëshmuar  e paaftë për të përballuar sfidat.

Brukseli fajëson shtetet anëtare, se kanë dështuar të arrijnë konsensus mbi balancën midis sovranitetit kombëtar dhe integrimit më të thellë. Për shembull, Franca dhe Gjermania, pretendojnë një angazhim për rregullimin e eurozonës, në mënyrë që anëtarët  të jenë më pranë njëri-tjetrit dhe sipas fjalëve të Merkelit të “riparohet” arkitektura e saj. Por edhe pas Greqisë, dhe krizës më të gjerë në eurozonë, mbeten shumë larg detajimit të projektit.

Edhe me më shumë se një milion refugjatë që pritet të mbërrijnë në Evropë këtë vit, anëtarët nuk janë në gjendje të bien dakord për një politikë të unifikuar të azilit, për të mos përmendur një sistem të kuotave. Shkëputja midis retorikës dhe realitetit, ishte në shfaqje të plotë gjatë fjalimit të Holond. Ai theksoi rëndësinë e një solidariteti më të madh në trajtimin e krizës së refugjatëve, edhe pse qeveria e tij ka rënë dakord për të marrë vetëm në një numër simbolik azilkërkuesish.

Evropa ka kohë që është ndarë nga konteste të tilla. Megjithatë, në të shkuarën mbizotëronte një shpirt i qëllimit dhe angazhimit të përbashkët për një sërë vlerash. Seanca e së mërkurës në Strasburg – një përkujtim i shfaqjes së përbashkët Fransua Miteran dhe Helmut Kol në vitin 1989 – ishte një përpjekje për të ringjallur atë ndjenjë.

Në atë kohë, Perdja e Hekurt ishte në rënie, ribashkimi gjerman ishte në ajër, dhe Lufta e Ftohtë po merrte fund. Francezët, në veçanti, e panë zgjerimin dhe thellimin e integrimit të Evropës si thelbësor për stabilitetin. “Zhvillimi politik i Evropës duhet të planifikohet, forcohet dhe të përshpejtohet”-tha Miteran. “Kjo është e vetmja përgjigje, ndaj sfidës me të cilën ne përballemi”.

Për brezat e shkuara, në veçanti ato të frikësuara nga lufta dhe pasojat e saj, tërheqja ndaj integrimit evropian ishte e dukshme. Por ky ideal romantik i Evropës, si një bastion i paqes, është zbehur.

Sot, evropianët duan veprime konkrete, dhe jo retorikën e fushës me lule. BE-ja është e rrethuar nga ndarjet mbi çdo gjë, nga euroja tek Ukraina. Ajo është mbërthyer nga kriza e refugjatëve, dhe duket se nuk ka asnjë strategji për mbajtjen e Mbretërisë e Bashkuar në union. Ajo që mungon thonë kritikët, është një lidership bindës.

Kur Miteran dhe Kol u takuan në Strasburg, partneriteti franko-gjerman ishte motori që e shpuri integrimin përpara. Tani jo më. Francës i mungon forca ekonomike, për të qëndruar krah për krah me Gjermaninë. Holond, lideri më pak popullor i Francës që nga koha e luftës, nuk ka kapitalin e nevojshëm politik për të përcaktuar një vizion për pjesën tjetër të Evropës.

Sikurse Merkel ka zbuluar kohët e fundit tek kriza e refugjatëve, Gjermanisë, pavarësisht nga fuqia ekonomike, i mungon ende ndikimi moral, që të mbledhë rreth vetes edhe pjesën tjetër të Evropës. Disa paralajmërojnë, se forcat centrifugale që po e godasim Evropën, mund të përçajnë BE-në. Por shqetësime të tilla, nuk janë diçka e re. “Nuk ka asnjë përgjigje të vetme, për çështjet me të cilat përballemi”- tha Miteran në fjalimin e tij të vitit 1989. “Me pak fjalë, gjërat do të jenë më komplekse”.

“Politico” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button