Motivuese

KUJDES! Negativiteti e dobëson sistemin imunitar

Fizika kuantike e ka afirmuar prej kohësh: qelizat e trupit tonë thithin energji dhe reagojnë ndaj ndikimeve dhe mendimeve të jashtme. Në fakt, shpesh ndodh që shumë njerëz sëmuren pasi kanë vuajtur brenga serioze.

Shpesh kriza ekonomike, sëmundjet apo zhgënjimet i shtyjnë njerëzit të jenë të trishtuar, duke hyrë kështu në një vorbull negativiteti, që i pengon ata të shikojnë gjërat në mënyrë objektive.

Ata që përballen me situata të stresit ose depresionit mund të kenë momente lëshimi dhe rënieje të papritur fizike: shëndeti ynë është i lidhur ngushtë me sistemin imunitar, kështu që nëse ky i fundit nuk është mjaftueshëm i fortë, rezistenca jonë ndaj ndonjë sëmundjeje do të jetë më e vogël.

Po çfarë ndodh?

Qelizat e trupit tonë reagojnë ndaj çdo gjëje që thotë mendja dhe sa herë që e kemi të vështirë, duhet të përpiqemi të përshtasim një qëndrim pozitiv dhe të shohim gjysmën e gotës plot, sepse kjo na ndihmon gjithashtu që të kemi një marrëdhënie të mirë me të tjerët.

Ne nuk mund të caktojmë drejtimin e erës, por mundemi të drejtojmë velat.

Çfarë duhet të bëni?

Ne duhet së pari të mendojmë për atë që na sjell në një humor të mirë (një film ose një këngë për shembull), diçka që mund të na bëjë të kujtojmë një moment të bukur; të pushojmë së ankuari dhe të shqyrtojmë problemet nga një perspektivë tjetër, sepse shumë ankesa nuk ndihmojnë për t’i zgjidhur ato! Ne duhet të themi JO kur nuk duam të bëjmë diçka dhe Po, kur diçka mund të na shpërblejë, pa pasur frikë se mund të mos jemi në gjendje ta bëjmë. Ne duhet të ëndërrojmë, të imagjinojmë, nuk na kushton asgjë … në fakt, vetëm na sjell në humor të mirë!

Duhet ta shohim jetën me ngjyra për të përballuar momentet e errëta në mënyrë të qetë. Kështu edhe sistemi imunitar ëprfiton: njerëzit optimistë shërohen më shpejt dhe sëmuren më pak!

Natyrisht, të jesh pozitiv nuk do të thotë të kesh një entuziasëm të pakontrolluar… të jesh pozitiv do të thotë thjesht të përballësh vështirësitë, por me dëshirën për të dalë fitues.

MeB

Leave a Reply

Back to top button