Mbretëresha Rania al Abdullah
Mbretëria e Jordanisë
Në botën tonë që rend me shpejtësi, të mbushur me pajisjet më të fundit teknologjike, të ashtuquajturat shenja të progresit, shumë njerëz kanë harruar vlerat mbi të cilat është ndërtuar familja jonë globale. Si mund ta ndreqim këtë? Me një aplikacion të quajtur “Moralify” mbi të cilin klikojmë përditë, për të na kujtuar të jemi të ndershëm, të mirë dhe bujarë? Apo një “Valuebit” që e mbajmë si orë dore për të matur pikët e integritetit, dashurisë dhe faljes?
Pemë energjekisht neutrale, që shndërrijnë gjatë netve, të mbjella për të zëvendësuar dritat e rrugëve. Tubacione uji që vetëmonitorojnë vendet ku rrjedhin. Një detektor brenda gojës që pikas tronditjet. Makina që drejtohen vetë.
Këto janë llojet e teknologjive që do të shohim në dhjetë vitet e ardhshëm. Dhe nuk ka dyshim, që ritmi i inovacionit do të përshpejtohet me një shpejtësi marramendëse, teksa mendjet më krijuese të botës përpiqen të plotësojnë kërkesat e oreksit tonë të panginjshëm për progres, në një stil jetese që është më i shpejtë, më i lirë, më i lehtë dhe më i mirë – çfarëdo kuptimi të ketë “më i mirë”.
Por, ndërkohë që mendojmë se çfarë do të sjellin dhjetë vitet e ardhshëm, le t’i bëjmë vetes këtë pyetje: Për çfarë na duhen këto teknologji, nëse nuk mund të ndahen dhe gëzohen nga të gjithë – sidomos njerëzit apo shtetet që ua kanë më shumë nevojën? Apo nëse mungesa e sigurisë dhe stabilitetit ua ndalon njerëzve qasjen në këto teknolgji?
Me fjalë të tjera, kujt i duhet progresi teknologjik, pa progresin moral?
Përgjigja: Nuk është asgjë më shumë se sa iluzioni i progresit.
Në këto momente në rajonin tim, në Lindjen e Mesme, burrave po u prihet koka për praktikim magjie, ndërkohë që fëmijët detyrohen të shohin. Gratë janë të skllavëruara dhe abuzura, vetëm se i përkasin një “tjetër” feje. Afro 5 milionë fëmijë janë pa shkollë – duke mos mësuar a,b,c-të dhe 1,2,3-shët e të ardhme së tyre dhe të ardhmes së rajonit.
Në vende të tjerë, skenat e shëmtuara të Fergusonit dhe Baltimorës na kujtojnë se nën sipërfaqe, dhe shpesh herë mbi të, padrejtësia dhe paragjykimet ziejnë në SHBA. Kemi parë intolerancën fetare të manifestohen në masakrat e tmerrshme në Kenia. Dhe këtë vit, 1500 refugjatë në kërkim të një jete më të mirë, janë mbytur, pjesërisht për shkak të indiferencës së komunitetit global ndaj gjendjes së tyre të vështirë.
Sa kohë që progresi është përjashtues dhe jo përfshirës, i ndarë nga disa por jo të gjithë, më shumë incidente të tillë do të shohim. Dhe do të shohim më shumë terroristë të vetmuar apo grupe, si ISIS, Al Shabaab dhe Boko Haram, që ushqehen prej ndjenjave të njerëzve për padrejtësi dhe që kërkojnë përmbushje perverse.
Për të ecur përpara, për të shkruajtur një rrëfim të një progresi të vërtetë dhe jetëgjatë, ne duhet të kthehemi pas. DUhet të kthehemi tek bazat. Duhet të kthehemi tek rrënjët e njerëzillëkut tonë të përbashkët dhe vlerat universale që na lidhin mes nesh. Dhe duhet të jemi po aq të uritur dhe të shqetësuar për to, sa do të ishim edhe për smartphone-n e radhës, apo lojën elektronike që pritet të dalë.
Imagjinonin fuqinë që ekziston prapa aktit të thjeshtë të njohjes së të tjerëve që janë ndryshe nga ne – të takimit me dikë, që i përket një feje apo një kulture ndryshe nga e jona. Cfarë valësh dhembshurie dhe mirëkuptimi do të pasonin, nëse do të “futeshim në vendin e tjetrit”.
Unë jam arabe, myslimane, dhe nënë e katër fëmijëve, por mbështeta dhe duartrokita veprimet e nënës afro-amerikane, Toya Graham, kur ajo e largoi të birin nga protestat në Baltimorë dhe e urdhëroi për ta patur të birin të sigurtë. Dhe e di që nuk isha vetëm. Dashuria e një nëne është e njëjtë në çdo kulturë, fe apo gjuhë.
A është Toya shumë ndryshe nga 40-vjeçarja Ghada – një nënë siriane e pesë vajzave dhe dy djemve? I shoqi u vra nga një snajper; shtëpia e vjehërrit të saj u grabit dhe u dogj; pati kërcënime për përdhunim dhe vrasje të vajzave të saj; dhe me shërbimet e sigurisë që u ishin qepur pas, Ghada mori fëmijët dhe u largua. Në mesin e natës, të tmerruar se drita e Hënës do i zbulonte, ato ecën për orë të tëra në terrenin kodrinor e shkëmbor, duke mbajtur në krahë më të vegjëlit, deri sa mbërritën të sigurtë në kufirin jordanez. Dashuria e një nëne është e njëjtë në çdo kulturë, fe apo gjuhë.
Pikërisht në këto momente, kur mendojmë “ky mund të jetë fëmija im”, ne nisim të identifikohemi me njëri-tjetrin dhe të krijojmë lidhje me shpresat dhe frikërat e njëri-tjetrit. Eshtë impulsi që na bën të marrim përgjegjësi për mirëqenien e njëri-tjetrit. Eshtë thelbi i qytetarisë globale, dhe asaj çfarë do të thotë të jetosh në një botë të ndërvarur: të jesh në gjendje të varesh nga njëri-tjetri.
Megjithatë, diku, në botën tonë që rend me shpejtësi, të mbushur me pajisjet më të fundit teknologjike, të ashtuquajturat shenja të progresit, shumë njerëz kanë harruar vlerat mbi të cilat është ndërtuar familja jonë globale.
Si mund ta ndreqim këtë? Me një aplikacion të quajtur “Moralify” mbi të cilin klikojmë përditë, për të na kujtuar të jemi të ndershëm, të mirë dhe bujarë? Apo një “Valuebit” që e mbajmë si orë dore për të matur pikët e integritetit, dashurisë dhe faljes?
Po sikur të ndalemi pak, të largojmë pajisjet tona, dhe të shohim e dëgjojmë zemrat dhe ndërgjegjen tonë? Pa shumë ndërlidhje, përveç lidhjes me njëri-tjetrin. Dhe nëse progresi moral do të kapte ritmin e progresit teknologjik, atëherë po, ky do të ishte progres real. HuffingtonPost/Bota.al