Enciklopedike

Kur Da Vinçi krijonte paraardhësin e helikopterit dhe tankut

Leonardo Da Vinçi u parapriu disa ligjeve themelore të mekanikës, si parimi i inercisë, i cili u perfeksionua më pas prej Isak Njutonit. Mes projekteve të panumërt të gjeniut toskan është edhe parashuta, e cila më pas do të përdorej për herë të parë në vitin 1793 nga francezi Andre-Zhak Garnerin, për të “zbritur” nga balona.

I pari ndër të gjithë

E vështirë të kuptosh se çfarë ka shpikur para të gjithëve. Helikopteri i parë me një person në bord u pilotua nga inxhinieri francez Paul Kornu në vitin 1907, por gjeniu toskan kishte tashmë në mendje një projekt të ngjashëm në vitet 1500.

Tanket u shfaqën për herë të parë në Luftën e Parë Botërore, por Leonardo imagjinoi makina ushtarake të ngjashme me breshkat. Sugjeroi edhe mënyra për të marrë frymë nën ujë, por zhytjet nën det u bënë realitet në vitin 1943. Leonardo u parapriu me shekuj edhe lenteve me kontakt. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button