“Dje Virginia më pyeti: –“Ba, po nëse ti dhe mami do të ndaheni, kush do t’i mbajë dy vajza dhe kush do të mbajë një?”.
Isha në kuzhinë duke grirë qepët dhe ajo pyetje më habiti.
– “Në çfarë kuptimi, Virginia?”, – e pyeta.
– “Jemi tri motra”, – më tha. “Motrën e tretë nuk mund ta ndani përgjysmë, kështu që kush do të marrë dy vajza dhe kush një?”.
Më erdhi për të qeshur. Doja t’i përgjigjesha: “Mos u shqetëso, zemër, sepse unë dhe mami s’do tëndahemi asnjëherë”, por nuk doja ta gënjeja. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë ndodh në një marrëdhënie dhe s’mund t’i thoja diçka, për të cilën më vonë s’dihej si vinin kohët dhe mund të pendohesha.
– “Virginia”, – i thashë, – “në rast se unë dhe mamaja jote ndahemi ndonjë ditë, do të kujdesemi t’ju shohim të trijave, pak unë, pak mami, ndaj mos u shqetësoni për këtë pjesë”.
– “Por tek filmi “Zoti Doubtfire”, babai i shihte fëmijët vetëm të dielave”, – ma ktheu ajo.
– “Virginia, ndonjëherë kur dy prindër ndahen, mund të ndodhin disa gjëra”, – i thashë. – “Ndoshta nuk ndahen mirë, por ndahen duke u zënë. Kurse unë dhe mamaja juaj kemi rënë përherë dakord që, edhe nëse do të ndahemi, ju do të jeni gjithmonë personat kryesorë në jetët tona. Më kuptove? Gjithmonë”.
Ajo më pa ngultazi në sy dhe më pyeti: – “Ba, a ka një fund dashura?”
U mendova pak përpara se t’i përgjigjesha. – “Dashuria nuk përfundon. Janë njerëzit ata që ndryshojnë”, – iu përgjigja.
– “Njerëzit?” – më pyeti e habitur.
– “Virginia, edhe të rriturit rriten. Ti tashmë je një vajzë e rritur. 7 vite më parë ishe një vajzë tepër e vogël. Kështu funksionon pak a shumë edhe për mamin dhe babin. Kur unë e njoha mamin tuaj, isha njëperson ndryshe. Po ashtu ishte edhe ajo. E rëndësishme është që kur dy persona duhen, të ndryshojnëbashkë, ose t’i respektojnë ndryshimet e personit tjetër. Këtë gjë e bëjnë prindërit me fëmijët, kurse mes tyre ndonjëherë nuk ia dalin mbanë t’i përballojnë ndryshimet. Kjo është arsyeja pse dashuria për fëmijët është unike dhe nuk përfundon asnjëherë”.
– “Po ti, nga e kuptove se ajo ishte e duhura?” – vazhdoi të më pyeste vajza.
– “Nuk e kuptova”, – i thashë.
– “Po si e kuptove se e doje? “ – vazhdonte të më pyeste.
– “Kur u takuam për herë të parë, ajo i kalonte vazhdimisht flokët pas. Në një moment u lodh dhe i kapi sipër në mënyrë të çrregullt, sepse i mungonte një lidhëse flokësh. Aty kuptova se ajo kishte nevojë për një lidhëse, kurse unë kisha nevojë për flokët e saj”, – po i rrëfeja.
– “Po ti a kishe lidhëse flokësh?”
– “Jo, por kur mamaja jote e kuptoi këtë gjë, ishte shumë vonë. Kishte rënë në dashuri me mua. Ajo ka qenë femra e parë që më ka nxitur të kërkoj një lidhëse flokësh”.
Vajza më pa pa për disa sekonda, liroi flokët dhe më tha duke më zgjatur lidhësen e flokëve të saj: – “Merre babi, në këtë mënyrë ti dhe mami s’do të ndaheni kurrë”. E pashë që më zgjati lidhësen duke qeshur, ndërkohë që bashkëshortja ime na dëgjonte në dhomën tjetër. Ajo me siguri qeshte më tepër, ndërkohë që unë qaja nga qepët që po grija”. – Matteo Bussola