Enciklopedike

Kur gjatësia nuk bëhet pengesë për famën: Ja personazhet më të njohur historikë

Screen Shot 2016-08-11 at 08.55.14Gjatësia sinonim i pushtetit dhe supremacisë? S’ka gjë më të gabuar se kjo thënie. Lista e burrave të shkurtër në histori është shumë e gjatë dhe përfshin politikanë, muzikantë, artistë, luftëtarë dhe udhëheqës karizmatikë. Të gjithë kanë të përbashkët gjatësinë jo shumë të madhe të trupit, por ajo nuk është dëshmuar kurrë një pengesë për ambicjet dhe interesat e tyre, qofshin ato diplomatike, ekonomike apo dashurore.

Napoleon Bonaparti, me një gjatësi prej vetëm 1.55 metrash, u shndërrua në “simbolin e njerëzve të vegjël dhe të aftë”. Shtatshkurtësia nuk e pengoi nga pasja e lidhjeve me gra të bukura, duke filluar nga bashkëshortja Zhozefinë, e dëshpëruar dhe e pangushëllueshme pas braktisjes nga bashkëshorti i pabesë dhe ambicioz.

Një anomali e rëndë në veshka, e pengoi Volfgang Amadeus Moxartin të rritej e zhvillohej në mënyrë të shëndetshme dhe harmonike: i muzikës arriti një gjatësi prej vetëm 1.52 metrash, por mund të jemi të sigurtë se askush nuk do e vinte re këtë detaj, kur gishtat e tij preknin telat e një violine.

Ishte vërtet i vogël Atila, mbreti i Hunëve:njeriu që terrorizoi Romën, duke i vënë zjarrin, shkrumbuar një pjesë të saj dhe minuar stabilitetin politik e social, nuk qe as edhe një metër e gjysmë i gjatë, por kjo nuk e pengoi të udhëhiqte në mënyrë të jashtëzakonshme një ushtri burrash të fortë dhe trima.

Më i shkurtri nga të gjithë? Benito Juarez, heroi kombëtar i Meksikës dhe president deri në vitin 1872:vetëm 1.37 metra. Nuk mbërrinte as 1.6 metrat mbreti i Francës, Luigji XVI, ndërsa Gandi, një nga simbolet kryesore të viteve 1900, vetëm sa i afrohej. Më të gjatë, por sigurishst nën mesatare, qenë dy politikanët e ideve të kundërta: Benito Musolini, vetëm 1.68 metra, dhe Stalini 1.65.

Leave a Reply

Back to top button