Thenie

“Kur je nënë, nuk je asnjëherë e vetme në mendimet e tua”. Thënie të veçanta për nënat

“Kur je nënë, nuk je asnjëherë e vetme në mendimet e tua. Një nënë duhet të mendojë gjithmonë dyfish, një herë për vete dhe një herë për fëmijën e saj”. – Sophia Loren

“Dashuria e nënës sime ka qenë një forcë mbështetëse për gjithë familjen tonë dhe një nga kënaqësitë e mia më të mëdha, është të shoh integritetin, dhembshurinë dhe inteligjencën e saj të reflektuar tek vajzat e mia”. – Michelle Obama

Përshkrimi i nënës sime do të ishte si ai i një uragani gjatë forcës së tij më perfekte. Ose si ai i një ylberi me gjithë ngjyrat e tij”. – Maya Angelou

Unë besoj se dëshira për t’u bërë mama, është një zgjedhje për t’u bërë në thelb një nga mësuesit më tëmëdhenj shpirtëror që ekzistojnë”. – Oprah Winfrey

“Ne kemi lindur prej dashurisë. Dashuria është nëna jonë”. – Rumi

Kur je duke parë në sytë e nënës, e di se je duke parë drejt dashurisë më të pastër që mund të gjesh nëkëtë botë”. – Mitch Albom

“Një nënë është ajo që mund të zërë vendin e kujtdo, por vendin e së cilës nuk e zë askush”. – Cardinal Mermillod

“Krahët e një nëne janë krahët më të rehatshëm, se të kujtdo tjetër”. – Princeshë Diana

Zemra e një nëne është si një humnerë e thellë, në fund të së cilës do të gjesh përherë falje”. – Honore de Balzac

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një baba për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre”. – Theodore Hesburgh

Back to top button