Psikologji

“Kur jeta të jep 100 arsye për të qarë, jepi jetës 1000 arsye për të qeshur”

Jeta është një mësuese e rreptë. Fillimisht të teston dhe më pas të jep një mësim. Pjesa më e mirë është se këto mësime të bëjnë të fortë, elastik dhe luftëtar. Sa herë që dështon në diçka, sa herë që rrëzohesh ji mirënjohës për ato kohë të vështira. Ji mirënjohës sepse e kalove me sukses atë gjë dhe i ke treguar jetës që nuk do të heqësh dorë kaq shpejt. Unë do t’ju tregoj leksionet që jeta ime më ka dhënë.

  1. Ju jeni miku juaj më i mirë dhe armiku më i keq i vetes.

E di që është e vështirë të konceptohet se si mund të jesh shoku yt më i mirë i vetes dhe armiku më i keq në të njëjtën kohë. Së pari, duhet ta kuptosh veten. Cilat janë pikat e forta dhe pikat e dobëta që ke? Si do ta përmirësosh veten? A jeni kokëfortë për të mos e pranuar realitetin? Bëjini një nder vetes dhe jepini përgjigjet me ndershmëri.

Ndonjëherë ju besoni se gjithçka që po ju rrethon nuk ka kuptim, sepse nuk përshtatet me vlerat tuaja. Mendoni se jeni në vendin e gabuar, por përpiquni ta shikoni realitetin më gjerësisht. Ndoshta, ju nuk po e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm siç duhet ose nuk po përpiqeni të përshtateni me mjedisin tuaj. Pasi të filloni të kuptoni veten, do të mësoni se është gjëja më e mirë që po i bëni vetes.

  1. Ju mund ta gjeni dashurinë jo vetëm një herë

Ju mund të keni dëgjuar njerëz që thonë se dashuria e vërtetë ndodh vetëm një herë. Nuk është e vërtetë. Do ta gjeni dashurinë e vërtetë më shumë se një herë në jetën tuaj. Ka miliarda njerëz në këtë botë, dhe ka shumë që do t’ju kuptojnë më mirë dhe që do t’ju duan për atë që jeni.

Dashuria është një ndjenjë shumë e ndërlikuar. Ju nuk mund t’i bëni njerëzit të bien në dashuri me ju, por është e mundur që ose të dashuroheni plotesisht, ose ta braktisni dashurinë gradualisht. Të dyja zgjedhjet janë të mundshme me të njëjtin person. Të biesh në dashuri është e lehtë, por të qëndrosh në dashuri jo.

  1. Ju nuk mund ta kontrolloni se kush do të qëndrojë në jetën tuaj

Një nga gjërat që jeta më ka mësuar, është se nuk mund ta kontrollosh besnikërinë e dikujt. Nëse njerëzit do ta thyejnë besimin tuaj, mos u mërzisni. Nuk ka rëndësi nëse ju jeni duke qëndruar besnikë ndaj tyre. Nuk ka asnjë garanci që nuk do të takoni kurrë dikë që do t’ju mashtrojë.

Nëse dikush ka ardhur në jetën tuaj me disa motive egoiste, atëherë është e sigurt që ai ose ajo do të largohet nga ju sapo të përmbushë qëllimin e tij. Edhe pse e dinë që ju keni nevojë për to, ata do të largohen. Pavarësisht sa përpjekje bëni për t’i bërë ata të qëndrojnë, nuk mund t’i mbani ata me forcë në jetën tuaj.

  1. Ju mund të ndryshoni karrierë në çdo fazë të jetës

Ka kaluar koha kur njerëzit i përmbaheshin një profesioni gjatë gjithë jetës së tyre. Bota ka evoluar shumë, dhe ka kaq shumë mundësi të reja që mund të gjesh. Ju mund të keni shkëlqyer në një fushë shkencore, por nëse jeni të apasionuar pas të kënduarit, atëherë duhet të merreni me muzikë.

  1. Është një gabim nëse dikush ju thotë se ai ose ajo e di se çfarë është jeta

Ky është mësimi më i vlefshëm në jetën time. Kam kuptuar se njerëzit që pohojnë se e dinë çfarë është jeta, janë duke thënë gënjeshtrën më të madhe. Ata mund të dinë se çfarë po jetojnë sipas perspektivës dhe përvojave të tyre, por nuk dinë asgjë për ju dhe jetën tuaj. Jeta e secilit është e ndryshme, sepse të gjithë jetojnë ndryshe. Ju keni mendimin dhe konceptin tuaj për jetën tuaj. Kështu që ju nuk mund t’i tregoni dikujt se si ta jetojë jetën, bazuar në të kaluarën tuaj ose vizionet për të ardhmen.

  1. Mjafton një vendim për ta ndryshuar plotësisht jetën tuaj, ose për ta shkatërruar atë

Jam i sigurt që do të pajtoheni me mua për këtë gjë. Ka shumë raste kur ju është dashur të merrni vetëm një vendim, ama kjo zgjedhje ka qenë e mjaftueshme për ta ndryshuar plotësisht jetën tuaj, ose për ta shkatërruar atë. Nëse e shihni veten sot ku jeni dhe çfarë jeni, atëherë ky është rezultati i një vendimi që mund të keni marrë në jetën tuaj.

Në fund, pavarësisht gjithçkaje, dua të them vetëm një gjë, “Kur jeta të jep 100 arsye për të qarë, jepi jetës 1000 arsye për të qeshur.”

Back to top button