Greva e parë në histori ka ndodhur në Egjipt në vitin 1150 P.E.S. Në përfundim të grevës faraoni Ramsesi III krijoi një organ mbikëqyrës. Në kundërshtim me atë që mund të mendohet, qëndrimi duarkryq në punë për njohjen e të drejtave të punëtorëve, nuk është një formë e proteste e lindur në kohët moderne, por një manifestim i pakënaqësisë i perceptuar si i domosdoshëm që nga kohët e lashta.
Ai që na jep dëshmi për këtë është dokumenti më i vjetër, papirusi i redaktuar nga shkruesi Amennakt, dhe që aktualisht gjendet në Muzeun Egjiptian të Torinos. Falë këtij burimi të lashtë, greva e parë në historinë e njeriut shkon deri në vitin 1150 P.E.S, kur në Egjiptin e lashtë gjatë sundimit të faraonit Ramsesi III, banorët e fshatit Deir el-Medinet praktikuan këtë formë proteste paqësore.
Pasi turneve masakruese të punës, punëtorët e angazhuar për ndërtimin e tempujve të Tebës, u duhej të mbijetonin për 18 ditë pa marrë asnjë lloj pagese. Kjo e fundit në thelb kishte të bënte me ushqime dhe produkte te tjera për të zbukur disi efeket e klimës së shkretëtirës, e karakterizuar nga temperaturat e larta dhe mungesa e rreshjeve. Të lodhur duke punuar pa paguar, të kequshqyer dhe të paaftë për të vazhduar më tej, punëtorët shkuan para varrit mbretëror të Ramsesit II dhe atje parashtruan kërkesat e tyre duke protestuar për ditë me rradhë:”Jemi në datën 18 të muajit, dhe kemi uri!”.
Me gjithë premtimet e shumta të zyrtarëve mbretërore, situata u normalizua vetëm kur Ramsesi III pranoi t’u jepte punëtorëve atë që u takonte, duke përfshirë edhe shumat e prapambetura. Dhe jo vetëm kaq:për të parandaluar përsëritjen e një ngjarje të tillë, faraoni krijoi një organ të posaçëm për monitorimin e pagesave dhe shpërndarjen e barabartë të ushqimit. /bota.al